Flash

SPAK kërkon rikthimin në qeli të Bllakos, Apeli i GJKKO vendos më 9 nëntor

Lapsi.al 4 November 2022
SPAK kërkon rikthimin në qeli të Bllakos, Apeli i GJKKO vendos

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar rikthimin në qeli të ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Pas zëvendësimit të masës së sigurisë nga GJKKO për Alqi Bllakon, Apeli ka vendosur të shqyrtojë më datë 9 nëntor ankimimin e SPAK. Kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe më pas do të shpallet data e trupi gjykues që do të marrë vendimin.

Më 6 tetor, ish deputeti i PS, Alqi Bllako që akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, u lirua nga qelia pas zbutjes së masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.  Ai fitoi lirinë me argumentet se gjendja familjare është e rënduar.  Por për SPAK, këto nuk janë argumente ligjore dhe janë të pamjaftueshme për të ndryshuar masën e sigurimit. Sipas prokurorisë është e nevojshme të vijojë për të mos cenuar hetimin dhe rrezikuar largimin e ish-deputetit socialist.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI