Flash

Shqipëria po zbrazet, Rama justifikon shpopullimin: Edhe në Angli fshatrat po zbrazen

Lapsi.al 4 November 2022
Shqipëria po zbrazet, Rama justifikon shpopullimin: Edhe në Angli

Nga Tropoja qytet prej të cilit ndër vite kanë emigruar shqiptarë të cilët tashmë jetojnë në Lindje të Londrës në zonat Luisham dhe Barking, kryeministri Edi Rama e justifikoi largimin e tyre me një koment të një gazetareje britanike.

“Vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur sapo për të ardhur. Shqiptarët sot, – thoshte, – po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj, po bëjnë atë që ne, kur kemi qenë më pak të pasur se sot, e kemi bërë shumë më tepër se këta në një kohë tjetër dhe po bëjnë atë që sot e bëjnë edhe njerëz të këtij vendi, domethënë të Britanisë, që jetojnë nëpër zona të vështira, se ka dhe atje zona të vështira, dhe që vijnë në Londër”, tha Rama.

Tek sa kryeministri fliste nga Tropoja, në Shkodër Presidenti Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Angelo Massafra, i kërkoi qeverisë të ndalë zbrazjen e Shqipërisë nga të rinjtë. Kryeministri Rama dha këtë koment.

“Është e pamundur dhe nuk është e drejtë që t’i thuhet njerëzve “Rrini këtu, mos ikni se këtu është atdheu e të tjerë”. Njerëzit janë në të drejtën e tyre të marrin vendimet e tyre sepse, shyqyr Zotit, nuk jemi më në bunkerin e komunizmit që na detyronte rrinim brenda dhe nuk na linte as të hapnim dritaren e jo më të hidheshim nga dritarja”, tha Rama. Megjithatë sipas kryeministrit Rama është detyrë e qeverisë mbështetja e të rinjve për mos t’u larguar. “Ne shikojmë fshatrat tonë edhe themi që po ikin të rinjtë, po të shikojmë sa fshatra ka në Angli që ka vetëm të moshuar? Është trend i përgjithshëm. Problemi është që ne këtu të rrisim mundësitë dhe të rrisim të ardhurat, ky është problemi jonë; si të zgjerojmë mundësitë dhe të rrisim të ardhurat dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi, jo gjithçka që duam, shembujt janë shumë të rëndësishëm”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI