Flash

Raporti mjekësor/ E moshuara në Pejë kishte lëndime trupore edhe më parë

Lapsi.al 4 November 2022
Raporti mjekësor/ E moshuara në Pejë kishte lëndime trupore

Mediet në Kosovë kanë zbardhur ekzaminimin mjekësor të të moshuarës që u dhunua në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se viktima ka pasur lëndime trupore edhe më herët. Po ashtu, sipas të njëjtit raport, viktima nuk është në gjendje të flasë për atë çka i ndodhi. Kësisoj u vendos që dëshmia e saj të merret në një situatë tjetër.

Nuk dihet nëse dyshohet për dhunë sistematike. Prokuroria ka kërkuar që të merren në pyetje të gjithë antarët e qendrës. Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimi prej 30 ditësh për të treja ish- infermieret të cilat akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë sulmuar fizikisht të moshuarën në azilin “Orenda” në Pejë.

Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën. Ndërkohë kolegia Remize Kuqi filmonte. Gruaja që u dhunua nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI