Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Lapsi.al 4 November 2022
Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta resh dhe vranësira. Ato do të jenë më të dukshme do të jenë në zonat veriore.

Por pas mesdite vranësirat do të theksohen gradualisht, ku pasditja do të sjelli dhe reshjet e para në zonat veriore.  Mbrëmja dhe nata do të gjenerojnë reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi. Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Deri në orët e pasdites Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Por  parashikohet që në orët në vijim vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV gjatë paradites do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa në orët vijuese vranësirat gradualisht do të bëhen më të dukshme në vend, Ppor  nuk do të mund të sjellin reshje deri në orët e mbrëmjes.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Qëndrore do të dominohen nga vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu. Gjithashtu nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur do të jetë Europa Veriore, ndërsa Lindja e kontinentit mbetet me reshje dëbore. POR në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave paraqiten Brigjet e Egjeut dhe Europa Jugperëndimore.

 

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI