Flash

Kokainë në karrikuesin e celularit, kapet shqiptari në Itali

Lapsi.al 4 November 2022
Kokainë në karrikuesin e celularit, kapet shqiptari në Itali

Autoritetet italiane në qytetin e Riminit kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit të 3 nëntorit një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ishte shpërndarës kokaine.

Policia e Riminit raportoi se, kishte marrë një denoncim në lidhje me një person i cili lëvizte me biçikletë gjatë gjithë natës dhe që kishte pasur takime të shkurtra me disa persona që dyshohet se kanë qenë duke blerë drogë nga shqiptari.

Pas lokalizimit të tij oficerët italianë vijuan kontrollin fizik, gjatë të cilit gjetën një celular dhe një karikues, brenda të cilit më vonë u zbulua që kishte fshehur 10 qese me kokainë.

Sakaq, shtetasi shqiptar është arrestuar dhe pritet të përballet me drejtësinë italiane për tu njohur me dënimin për veprën penale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI