Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

'Hetimet kanë avancuar'/ Tabaku pas dëshmisë në SPAK: Shumë shpejt do kemi të reja

Lapsi.al 4 November 2022
'Hetimet kanë avancuar'/ Tabaku pas dëshmisë në

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dhënë një deklaratë për gazetarët. Pas tre orëve pyetjesh në Prokurorinë e Posaçme, Tabaku bëri të ditur se ka informuar SPAK për rastin e inceneratorit të Tiranës dhe atë të Fierit. Megjithatë kryetarja e komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje nuk dha detaje rreth provave.

Fjala e Tabakut:

“Unë që në 2018 kam denoncuar aferën e inceneratorëve në emër të PD. Kemi sjellë 3 kallëzime, për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe të Elbasanit. Solla 9 kallëzime të tjera. I pari ishte për raportin dhe 8 të tjerët ishin për individë që gjykojmë për aferën e inceneratorëve, Janë 500 të akuzuar që kanë dalë në këtë komision dhe mbi 150 fakte ose grup fakte që ja kemi vendosur SPAK. Sot isha për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës.

Informova për zhvillimet e komisioni hetimor, për sqarime dhe faktet. Që lidheshin për dëshmitë dhe materialet që kemi mbledhur gjatë punës pranë komisionit dhe me komunikimet që kam pasur. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me SPAK sa i përket hetimeve, duke kërkuar informacion se në çfarë ndodhen hetime, por dhe në statusin e personit që denoncova. Sot kam qenë në cilësinë e kallëzueset për Inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit. Kam një listë dëshirash se kush duhet të vijë në SPAK. Sot si mora ata në pyetje, më kërkuan informacion. Shumë shpejt do të kemi të reja në fazën që ndodhen hetimet. Hetimi i aferës ka qenë një prioritet jo vetëm i punës time, por dhe hetimet kanë ecur në organin e akuzës.”, tha Tabaku.

Ajo theksoi se secili ka një listë dëshirash nga pikëpamja e individëve të cilët duhet të ishin të thërritur. Ajo i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të lëvizë aty ku ka pushtet.

“Sipas kodit të procedurës grupi i strukturuar kriminal është më shumë se 5 persona që kanë kryer disa vepra penale. Personat që kemi akuzuar janë ministrat GJiknuri, ministri Ahmetaj, z. Agaçi, kryetari i Bashkisë së Tiranë, të Fierit, kryetarja e bashkisë Durrës, Alqi Bllako dhe zyrtarë të nivelit të dytë, të tretë. Janë 60 persona të akuzuar në skemën e inceneratorëve. Ne kemi përfshirë kryeministrin e Shqipërisë si personi që duhet të kishte dijeni për këtë grup dhe përgjegjësi kryesor për ne është qeveria shqiptare dhe të gjithë ata që janë përfshirë në vendimmarrje.

Dua ta inkurajoj SPAK-un që të lëvizë aty ku ka pushtet. Dua ta inkurajoj të vazhdojë punën e tij”, deklaroi ajo.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI