Flash

Goditi nxënësit me bidon uji, pezullohet nga puna mësuesi i anglishtes në Bilisht

Lapsi.al 4 November 2022
Goditi nxënësit me bidon uji, pezullohet nga puna mësuesi i

Një mësues anglishteje në shkollën 9 vjeçare “Dritëro Agolli” është pezulluar nga puna. DAR njofton se pezullimi për Alban Fetollin do të qëndrojë deri në vendimin përfundimtar të komisionit të etikës dhe disiplinës.  Komisioni i disiplinës dhe etikës së shkollës ka nisur hetimin pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës. Ata thonë se mësuesi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. Njëri prej fëmijëve të dhunuar, pohoi për mediat se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit, mësuesi i ka goditur me bidon me ujë. Sipas tij, janë dhunuar 4 nxënës mes tyre dhe një vajzë.

Ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës , po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.

Të këshilluara

Fier/ Kamionçina merr flakë në ecje

Një automjet tip kamioncinë në Fier ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Bëhet me dije se shkak është bërë një defekt elektrik. Sakaq grupi hetimor po punon për zb...

14:17

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI