Flash

Berisha: Këtu ka korrupsion erotik të ambasadorëve

Lapsi.al 4 November 2022
Berisha: Këtu ka korrupsion erotik të ambasadorëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se rol të padiskutueshëm në mbrojtjen e qeverisë së Tiranës luan herë herë edhe korrupsioni erotik diplomatëve.

“Së fundi, një rol të padiskutueshëm në fugën masive të shqiptarëve nga Shqipëria luan herë-herë dhe korrupsioni ndërkombëtar, politik, monetar dhe erotik i Tiranës zyrtare për të siguruar mbështetje politike të pamerituar për regjimin monist të saj. PD i konsideron shqiptarët që largohen nga Shqipëria, viktima të një regjimi që nuk i lejon të votojë qytetarët e lirë dhe që i vjedh dhe i plaçkit ata gjer në palcë, që ka shndërruar pasuritë e tyre të mëdha publike në një mallkim për qytetarët e këtij vendi dhe ka zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. PD angazhohet të punojë fort që shqiptarët të votojnë të lirë dhe të shndërrojnë Shqipërinë, vendin e pasurive të mëdha dhe resurseve të pafundme në vendin ku shqiptarët të ndërtojnë ëndrrat e tyre të bukura, të ardhmen që meritojnë”, deklaroi Berisha duke renditur arsyet e shpopullimit.

Mediat e pyetën për korrupsion monetar erotik të disa diplomatëve në Tiranë, me konkretisht për të thënë emra.

"Pse u ndale te korrupsioni erotik dhe nuk u ndale te ai politik dhe monetar? Unë thashë tre forma. Është realitet. Unë e them me keqardhje, por e them se do mbroj interesin e vendit tim se kombi im po shpërbëhet. Asgjë s’më pengon mua të jem avokat i vendit tim." 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI