Flash

Aksidenti që i mori jetën 4 shqiptarëve, 32-vjeçari Lame akuzohet për vrasje

Lapsi.al 4 November 2022
Aksidenti që i mori jetën 4 shqiptarëve, 32-vjeçari Lame

Drejtuesi i mjetit, që u përplas me murin e një shtëpie përgjatë Via Emilia ku humbën jetën 4 persona, Orjol Lame është nën hetim për vrasje në rrugë. Kjo pasi 32-vjeçari po ngiste makinën në gjendje të dehur dhe i droguar në momentin e aksidentit. Sipas mediave vendase, Lame ishte arrestuar dy herë në dy vitet e fundit. Aksidentit tragjik i fundit i mori jetën partneres së tij Shane Hyseni 22 vjeç, djalit të tyre Mattias Lame 1 dhe 4 muajsh, Rejana dhe Resat Hyseni 8 dhe 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes.

Hera e parë ka qenë kur 28-vjeçari i atëhershëm Orjol Lame përfundoi në pranga si i dyshuar për trafik droge. Në prill të vitit 2020, karabinierët e Sant'Ilario d'Enza-s e kishin gjetur në posedim të kokainës, heroinës dhe morfinës. Ata e kapën në flagrancë atë pasi i dha një dozë pluhuri të bardhë një klienti. Sipas asaj që u rindërtua nga policia, telefoni i tij celular i binte vazhdimisht. Ato ishin telefonata të klientëve të shumtë që rezervonin dërgimin e një lënde dhe jo të një tjetre. Shtetasi shqiptar me atë rast negocioi dy vjet. Duke qenë se ishte me qëndrim të parregullt në territorin italian ndaj tij ishte arritur një urdhër dëbimi nga Shtabi i Policisë Reggio Emilia.

Herën e dytë në shkurt 2021 në Campoformido, në provincën e Udine. Karabinierët e kishin kapur në flagrancë teksa ndodhej në makinë me një 51-vjeçar nga Parma. Ky i fundit ishte tashmë i njohur për policinë. Orjol Lame kishte marrë një urdhër dëbimi të lëshuar në vitin 2020 nga selia e policisë Reggio Emilia. Ai nuk mund të kthehej në Itali para vitit 2025. I riu shqiptar u la i lirë në pritje të dëbimit të mëvonshëm nga territori kombëtar.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI