Flash

Aksident në Gjirokastër, 3 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

Lapsi.al 4 November 2022
Aksident në Gjirokastër, 3 të plagosur, mes tyre edhe një

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Gjirokastrës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e lagjes “Punëtori”, ku një mjet tip “Benz”, që ishte duke udhëtuar me shpejtësi është përplasur me një autobus dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen “Punëtore”, është përplasur autobusi i linjës Dropull-Kakavije, që drejtohej nga shtetasi G. D., 45 vjeç, me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga shtetasi Th. D., 37 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI