Flash

Zhvarroset një kufomë në Elbasan, dyshohet se i përket 'Renit të Elbasanit'

Lapsi.al 3 November 2022
Zhvarroset një kufomë në Elbasan, dyshohet se i përket

Policia e Elbasanit ka zhvarrosur disa eshtra që mendohet se i përkasin këngëtari të njohur të tallavasë Renato Hamza, ose siç njihej ndryshe ‘Reni i Elbasanit’. Mësohet se zhvarrosja është bërë të mërkurën në orët e para të mëngjesit. Eshtrat janë gjetur në një zonë të Librazhdit. Ato do të krahasohen me nënën e Renatos për konfirmim.

Fati i këngëtarit të tallavasë mbetet prej tetë vitesh një mister. Ai është parë herë të fundit në qershor të 2014-s. Një nga pistat kryesore të policisë është se ai mund të jetë vrarë nga eksponentë të bandave kriminale që veprojnë në Elbasan.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI