Flash

U akuzua për ndërtimin pa leje të një koteci pulash, Gjykata e Vlorës merr vendimin për të moshuarën

Lapsi.al 3 November 2022
U akuzua për ndërtimin pa leje të një koteci pulash, Gjykata

Pas disa muajsh sorollatje nëpër dyert e gjykatave, sot është marrë vendimi për 82-vjeçaren nga Narta e Vlorës, Lefkothia Karasa e cila u akuzua për ndërtim pa leje të një koteci pulash.

Sot gjykata e Vlorës ka rrëzuar akuzat e ngritur nga prokuroria ndaj 82-vjeçares, duke pushuar kështu çështjen.

Kujtojmë që Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 3 muaj për Lefkothia Karasa por gjyqtari Enkel Peza ka vendosur te pushoje çështjen.

Ndërkohë avokati Geron Gunbardhi ka theksuar se nuk kishte veper penale. 82 vjeçarja ishte dënuar më parë për ndërtim pa leje që e konvertoi ne shërbim prove.

Rreth një muaj më parë, e moshuara u shpreh se ndihet e lodhur nga kjo histori. Ajo shtoi se djali i kishte thënë se do të vinte vetë nga Greqia për këtë çështje.

“Unë ndihem e lodhur e këputur. Ça t’u bëj. Më zuri halli, ata në Greqi s’dinë fare ça bëhet. Më morën 2-3 policë, unë i thashë ça kam bërë, a kam vrarë njeri”, pati deklaruar e moshuara. Gjithçka ka ndodhur pas denoncimeve të fqinjit prej të cilit e moshuara tha se ka marrë edhe kërcënime./panorama

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI