Flash

Sulmohet me armē zjarri stacioni policor kufitar në Kosovë

Lapsi.al 3 November 2022
Sulmohet me armē zjarri stacioni policor kufitar në Kosovë

(Albin Kurti dhe ministri Xhelal Sveçla gjatë vizitës më 6 shtator 2022 në bazën e re kufitar të Policisë së Kosovës në Jasenovik, Zubin Potok) 

Sulmohet posta policore në Jasenovik, në kufirin Kosovë-Serbi. Policia kosovare njofton se mbrëmjen e të mërkurës ka pasur të shtëna me armë zjarri. Nga të shtënat është dëmtuar rrethimi i godinës ku ndodheshin efektivët.

Zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se me datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armësh (dy të shtëna radhazi), teksa ishin në ushtrim të detyrave të tyre në vendin e quajtur “Jabuke”.

Policia ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethimin e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik.

Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.

‘Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe kontrabandës si dhe shërbimin ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo më tej: Konflikti i ashpër mes Kosovës dhe Serbisë për targat, BBC: Arsye e pamjaftueshme  

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI