Flash

IDU: Rama të shpallë zgjedhjet e parakohshme

  Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke i bërë thirrje qeverisë...

17:14

Sharon Stone rrëfen problemet shëndetësore, zbulon se ka tumor

Lapsi.al 3 November 2022
Sharon Stone rrëfen problemet shëndetësore, zbulon se ka tumor

Sharon Stone u ka bërë thirrje grave që gjithmonë të marrin një mendim të dytë nga profesionistët mjekësorë, pasi ajo mori një diagnozë të gabuar që doli të ishte një "tumor i madh fibroid".

Të martën, aktorja ndau përmes Instagram Story se sapo kishte marrë një diagnozë të gabuar dhe kishte kryer një procedurë të pasaktë, duke shtuar se ajo duhej të bënte një epidural të dyfishtë për të trajtuar dhimbjen.

Pasi dhimbja u përkeqësua, aktorja 64-vjeçare tha se vendosi të kërkonte një mendim të dytë nga një mjek tjetër, i cili i tha asaj se kishte "një tumor të madh fibroid që duhet ta hiqte".

Duke reflektuar mbi përvojën e saj, aktorja inkurajoi ndjekësit e saj që të mos ndaleshin me vetëm një opinion mjekësor.

“Zonja në veçanti: Mos u ndalni, MERRNI NJË MENDIM TË DYTË! Kjo mund t'ju shpëtojë jetën”, shkroi ajo. "Unë s'do të jem aktive për 4-6 javë, për shërim të plotë. Faleminderit për kujdesin tuaj. Gjithçka është mirë.”

Kjo nuk është hera e parë që Stone i është dashur të kalojë një përvojë të tillë. Vitin e kaluar, ajo zbuloi në librin e saj me kujtime se në vitin 2001 mjekëve iu desh t’i hiqnin tumoret beninje nga trupi i saj që ishin gjigantë, më të mëdhenj se gjoksi i saj.

Në autobiografinë e saj, Stone shkroi gjithashtu për goditjen në tru dhe hemorragjinë cerebrale që përjetoi në vitin 2001, në moshën 43-vjeçare.

Të këshilluara

Whatssap vjen me një risi të re

Në përpjekje për ta bërë më të lehtë ruajtjen e linkeve, shënimeve dhe kujtesave, platforma e mesazheve WhatsApp thuhet se po teston një veçori të re, që do t'j...

16:05

Deklarata e Takeoff 1 javë para se të vritej

Reperi i ndjerë i Migos, Takeoff tha një javë përpara se të vritej se do donte t’i sillnin lule sa ishte ende “këtu”. Ndërsa i ndjeri u shfaq në podcast-in “...

13:37

Taylor Swift konfirmon turneun 'The Eras'

Taylor Swift ka njoftuar turneun e saj të ardhshëm The Eras. Ajo e quajti "një udhëtim nëpër epokat muzikore të karrierës sime. Posteri për turneun paraqet n...

13:40

Bie poshtë padia kundër Mariah Carey

Kompozitori i cili akuzoi Mariah Carey ,për të drejtën e autorit ka hequr dorë nga padia e tij. Vince Vance, pretendoi se "All I Want for Christmas is You" u...

09:57

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI