Flash

Rama në BBC i përgjigjet sekretares britanike: Çmenduri, po nxisni ksenofobinë

Lapsi.al 3 November 2022
Rama në BBC i përgjigjet sekretares britanike: Çmenduri, po

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC, ku ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar se po sulmon shqiptarët për të justifikuar politikat e saj të dështuara të emigracionit dhe të ruajtjes së kufijve. Po ashtu kreu i qeverisë ka komentuar edhe deklaratën e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman. Ai ka thënë se deklaratat e saj nuk bënin gjë tjetër veçse nxisin ksenofobinë.

“Kjo lloj gjuhe nuk është politikë, nuk është program, nuk është vizion”, është shprehur Rama.

Ministrja Braverman tha disa ditë më parë se Anglia jugore po përballej me një pushtim emigrantësh. Mes të tjerash ajo akuzoi shqiptarët se po abuzojnë me ligjet moderne të skllavërisë. Gjatë intervistës për BBC Newsnight, Rama tha se komentet e Braverman për “pushtim” ishin të “pavend” dhe se ai e kishte “të pamundur që të mos reagonte”.

“Nuk është për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe që kërkohen koka turku apo të fajësohen të tjerët. Nuk ka të bëjë me shqiptarët, të huajt, apo gangsterët, por është për politikat e dështuara për kufijtë dhe kriminalitetin. Kjo lloj gjuhe nuk është politikë, nuk është program, nuk është vizion. Është vetëm nxitje e ksenofobisë dhe shënjestrim, duke veçuar një komunitet. Unë admiroj çdo gjë që përfaqëson Britaninë. Por me të vërtetë jam i neveritur rreth kësaj politikë që në fund është e destinuar të dështojë”, është shprehur Rama.

Më herët Rama përmes një postimi në Twitter tha se Britania po diskriminonte shqiptarët për të shpërqendruar vëmendjen nga “dështimi i politikave të saj”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI