Flash

Rama merr në mbrojtje Sonila Qaton: Nuk ka ndodhur asgjë

Lapsi.al 3 November 2022
Rama merr në mbrojtje Sonila Qaton: Nuk ka ndodhur asgjë

Kryeministri Edi Rama nuk pranon se i ka bërë presion SPAK-ut, por thotë e ka kritikuar në disa raste. Ai thotë se SPAK-ut “i shkojnë shtatë” nga një hetim për ish-kryeministrin Berisha, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.

“Unë SPAK nuk e kam goditur nga pozitat e atyre të tjerëve që e godasin për shkak se nuk duan t’i godasë. Unë SPAK-un e kam kritikuar një apo dy herë. Jo kaq shpesh për faktin se “i shkojnë shtatë” nga një hetim i thellë dhe i drejtë i figurave më të korruptuara. Për më tepër i një figure që SHBA e kanë shpallur non grata për korrupsion” - tha Rama në nje emision televiziv.

I pyetur për ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato, e cila është vënë nën akuza nga SPAK, Rama u shpreh se tenderi për të cilën ajo akuzohet është anuluar.

“Tek ish-drejtoresha e rrugëve kemi një rast që në kushtet e tjera unë do bëja namin. Unë nuk kam folur vetëm për arsye se ajo ka qenë dhe është pjesë e PS-së. Pse do bëja namin, sepse nuk ka ndodhur fakti. Pra nuk ka pasur një tender që të ketë ndodhur.

Tenderi për të cilën ajo akuzohet është anuluar në një proces ankimimi normal brenda për brenda institucioneve të prokurimit. Nuk mund të krahasosh një person të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion me këdo qoftë që ka apo nuk ka probleme”, - tha Rama.

Sonila Qatos iu komunikua pak ditë më parë nga SPAK akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë. Ajo vetë i ka mohuar akuzat. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Miliardat e rrugëve/ Pse përfundoi në SPAK drejtoresha e Ramës

Largimi i Sonila Qatos/ PD nxjerr dokumente: Tenderi Kardhiq-Delvinë u anulua nga Rama

Të këshilluara

Kapet 33.5 kg kokainë në Durrës

Task-Forca ka zhvilluar një aksion antidrogë mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Burime bëjnë me dije se në një kontejner të ardhur nga Ekuadori është zbulua...

19:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI