Flash

Rama kapet edhe me VOA: Shumica e mediave gjobaxhinj dhe rublaxhinj

Lapsi.al 3 November 2022
Rama kapet edhe me VOA: Shumica e mediave gjobaxhinj dhe rublaxhinj
Pas Top Channel dhe News 24, kryeministri Rama shkon edhe më tej në përplasjet e tij me mediat. Kreut të qeverisë shqiptare duket se nuk i ka pëlqyer një raportim i gazetares Mimoza Picari në “Zërin e Amerikës”. Reportazhi i VOA fliste për kritikat që Shqipëria ka marrë nga institucionet më të rëndësishme për lirinë e medias. “Media në Shqipëri vijon të funksionojë në spiralen e problemeve të reja dhe të mbartura të cilat po dëmtojnë lirinë e shprehjes. Edhe raporti i fundit i Komisionit Europian evidentoi mangësi që lidhen me pavarësinë e saj. Gazetarë dhe analistë i thanë Zërit të Amerikës se transparenca e institucioneve është përkeqësuar dhe se tani ka gjithë e më pak informacion mbi kontratat publike me prapavijë korruptive. Edhe media online në gjykimin e tyre kërkon rregullim juridik, për të shmangur fenomene të tilla si shantazhi, presioni dhe anonimati” – thuhej në reportazhin e VOA.

LEXO EDHE: Gazetarët në VOA: Përkeqësim i lirisë së shprehjes në Shqipëri

Por kryeministri Rama ka zgjedhur të bëjë ironi me VOA dhe të sulmojë sërish mediat shqiptare. Këto të fundit vijon t’i quajë “maska rublaxhinjsh dhe gjobaxhinjsh” në një koment në Twitter. “Jam shumë dakord! Fakti është që në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë! Liria e shprehjes është përkeqësuar aq ndjeshëm për qeverinë, sa pa rrjetet sociale s’do tregonim dot 95% të punëve!” – shkruan Rama. Ditët e fundit kryeministri është përfshirë në një përplasje të forte me Top Channel, një prej televizioneve kombëtare të vendit. Rama e ka akuzuar atë për vendosje gjobash ndaj qeverisë. Vetë televizioni ka transmetuar një sërë kronikash kritike ndaj qeverisë ditët e fundit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI