Flash

IDU: Rama të shpallë zgjedhjet e parakohshme

  Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe duke i bërë thirrje qeverisë...

17:14

Princ Harry aspak i penduar për librin e ardhshëm

Lapsi.al 3 November 2022
Princ Harry aspak i penduar për librin e ardhshëm

Princ Harry thuhet se e gjeti "katartike" të shkruante për fëmijërinë e tij "traumatike" për kujtimet e tij të ardhshme.

"Në këtë fazë, nuk ka asnjë pendesë," tha një burim i brendshëm mbretëror për Us Weekly.“Por,  shumë e vështirë për të që të rrëfejë disa ngjarje traumatike nga fëmijëria e tij”, shtoi burimi.

Princ Harry humbi  nënën e tij, Princeshën Diana në një aksident automobilistik më 31 gusht 1997, kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Vëllai i tij i larguar, Princi William, ishte 15 vjeç në atë kohë.

Ai tregoi vitin e kaluar se libri supozohet të jetë për jetën e tij si burrë."Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë," tha Harry në një deklaratë. “Shpresa ime është që duke treguar historinë time: të lartat dhe të ultat, gabimet, mësimet e nxjerra ,mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht nga vijmë, ne kemi më shumë të përbashkëta sesa mendojmë.”

Pavarësisht synimeve të tij, një ekspert mbretëror pretendon se libri do të jetë i dëmshëm për anëtarët e familjes mbretërore.“Pasojat e kësaj do të jenë të gjera. Mund  të jenë shumë shkatërruese”, tha autori mbretëror Richard Fitzwilliams për Daily Mail këtë javë.

Fitzwilliams më tej pohoi se titulli i librit është "sensativ" dhe "nënkupton se Harry nuk u vlerësua. Nuk ndihej në qendër të ngjarjeve". Eksperti gjithashtu zbuloi se Pallati Buckingham është "shumë i shqetësuar, veçanërisht pasi këta janë muajt e parë të mbretërimit të mbretit Charles"./Lapsi.al

Të këshilluara

Whatssap vjen me një risi të re

Në përpjekje për ta bërë më të lehtë ruajtjen e linkeve, shënimeve dhe kujtesave, platforma e mesazheve WhatsApp thuhet se po teston një veçori të re, që do t'j...

16:05

Deklarata e Takeoff 1 javë para se të vritej

Reperi i ndjerë i Migos, Takeoff tha një javë përpara se të vritej se do donte t’i sillnin lule sa ishte ende “këtu”. Ndërsa i ndjeri u shfaq në podcast-in “...

13:37

Taylor Swift konfirmon turneun 'The Eras'

Taylor Swift ka njoftuar turneun e saj të ardhshëm The Eras. Ajo e quajti "një udhëtim nëpër epokat muzikore të karrierës sime. Posteri për turneun paraqet n...

13:40

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI