Flash

Parashikimi i motit: Ulen lehtë temperaturat e ajrit

Lapsi.al 3 November 2022
Parashikimi i motit: Ulen lehtë temperaturat e ajrit

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime në pothuajse gjithë vendin tonë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e pakta të jenë prezente në të gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Kosova

Prej disa ditësh Kosova ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Ato do të diktojnë kushtet e motit edhe gjatë të enjtes duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë paradites.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Por orët e mesditës dhe kryesisht pasditja do të sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore. Temperaturat do të ulen lehtë.

Europa

Veriu i kontinentit do të vijojë në dominimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut. Gjithashtu në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme atmosferike paraqitet Europa Qendrore. por me vranësira dhe reshje në formë dëbore do të jetë Lindja e kontinenti. Ndërsa nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave do të jetë pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI