Flash

Nis samiti i Berlinit/ Scholz: Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 3 November 2022
Nis samiti i Berlinit/ Scholz: Europa është e plotë vetëm me

Samiti për procesin e Berlinit ka nisur këtë të enjte. Të pranishëm në samit janë liderët e 6 vendeve të rajonit, të cilët u pritën nga kancelari Olaf Scholz. Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian si Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel janë gjithashtu prezent. Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor. Scholz shtoi se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin.

“Qytetarët e Ballkanit mund të kenë besim tek ne. Vetëm bashkë mund të mbrojmë vlerat europiane. Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kancelari gjerman.

Kancelari gjerman u shpreh se premtimi për një të ardhme europiane është detyra që do të kthehet në realitet.

"Ju dhe 6 vendet e Ballkanit perëndimor i përkisni demokracisë së lirë dhe të pavarur evropiane. Anëtarësimi juaj është në interesin tonë. Premtimi për një të ardhme evropiane, është detyra jonë për ta kthyer në realitet. Kjo është ajo që na mbledh këtu të gjithë bashkë. Jam i kënaqur të shoh se ky vizion është i ngjashëm për të gjithë ne. Bashkë, jemi të bindur se Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndikojë në lëshimin e potencialit të madh bashkëpunues, por do të gëzojë BE-në në çdo sanksion të saj. Sot, ju liderët e Ballkanit Perëndimor po plotësoni 3 marrëveshje të rëndësishme që do të ndihmojnë në lehtësimin e mirëqenies për qytetarët tuaj.", shtoi Scholz.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një nga çështjet që do të trajtohet në samit është edhe kriza energjitike. Në fokus pritet të jetë gjithashtu edhe reciprociteti i targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI