“Ka një sasi të madhe krimi të dëmshëm, serioz dhe të organizuar brenda Britanisë së Madhe që po organizohet nga bandat kriminale shqiptare. Shumë emigrantë shqiptarë që shohim për momentin vijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla sepse është një mënyrë shumë e suksesshme për të arritur deri këtu. Disa sigurisht kanë nevojë për ndihmën tonë, por shkalla e dhënies së azilit për meshkujt shqiptarë të pamartuar është shumë e ulët. Ata mund të vendosin të mos kërkojnë azil dhe zakonisht vendosen në një hotel për disa netë përpara se të zhduken. Ata janë në gjendje për shkak të mënyrës se si funksionon sistemi i azilit të zhduken për disa ditë” tha O’Mahoney.Deklaratat e tij ishin në origjinë të një debati të fortë në politikën britanike, që ka pushtuar edhe mediat vendase.
Deklaratat e Suella Braverman për shqiptarët dhe "pushtimin" e Britanisë
[caption id="attachment_773444" align="alignnone" width="621"]
Suella Braverman duke folur per "pushtimin" e brigjeve jugore te Britanise se Madhe nga emigrantët[/caption]
Shqiptarët ishin një nga argumentat e fushatës negative që bëri politikani britanik Nigel Farage, për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Duke theksuar se Shqipëria ishte një vend i varfër me politikanë të korruptuar, Farage i pyeti votuesit anglezë, nëse donin që paratë e tyre të përfundonin në xhepat e politikanëve të korruptuar shqiptarë.
Përfundimi dihet. Britania e Madhe votoi pro BREXIT, ndërsa Farage sot është drejtues i një emisioni që trajton vazhdimisht shqetësimet mbi emigracionin e paligjshëm.
Sërish shqiptarët i ka në qendër të vëmëndjes. Pak muaj më parë në emisionin e tij, ai kundërshtoi portretizimin që i bëri BBC emigrantëve shqiptarë si “njerëz të varfër dhe të dëshpëruar”. Në vend të kësaj, tha ai, ata duken si “djem të rinj dhe agresivë”.
Të njëjtat ide janë përqafuar edhe në nivelet më të larta të politikës britanike.
Sekretarja e Brendshme e qeverisë britanike, Suella Braverman bëri një deklaratë të fortë, kur foli për “pushtimin” e Britanisë së Madhe nga emigrantët e paligjshëm.
“Qytetarët britanikë duhet ta dinë se kush parti është serioze për ndalimin e pushtimit të brigjeve tona jugore dhe kush parti nuk është. Rreth 40 mijë njerëz kanë mbërritur në brigjet tona jugore vetëm këtë vit. Shumë prej tyre të trafikuar nga bandat kriminale, disa të tjerë antarë të bandave kriminale. Prandaj mos të bëjmë sikur janë të gjithë njerëz të dëshpëruar. I gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë. Vetëm opozita ka pretendime të tjera” u shpreh ajo, duke provokuar një fortunë në politikën vendase.Më herët Braverman i kishte targetuar shqiptarët si shqetësim, duke paraqitur një rritje eksponenciale të kërkesave për azil.
“Këtë vit këmi parë një rritje të numrit të shqiptarëve që mbërrijnë në vendin tonë. Shumë prej tyre, më vjen keq ta them, po abuzojnë me ligjet tona kundër skllavërisë moderne. Shqipëria nuk është një vend në luftë, dhe është e vështirë të kuptosh se pse duhet që kërkesat për azil të trajtohen si të ligjshme. Dua të them edhe se shohim një numër të madh emigrantësh shqiptarë që vijnë dhe pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne. Për më shumë, kemi identifikuar të rinj, të pamartuar që vijnë nga Shqipëria, dhe që ose janë pjesë e bandave kriminale dhe që kanë synime keqdashëse, ose që vijnë dhe bëhen pjesë e aktiviteteve të paligjshme lidhur me drogën, furnizim apo trafikim. Ka shumë që vijnë me qëllime kriminale dhe kryejnë veprime kriminale. Duhet t’i japim fund kësaj” ka thënë Braverman.Vetë Suella Braverman është nën presion. Pak javë më parë u zbulua se kishte përdorur emailin e saj personal për komunikimin qeveritar. Ajo dha dorëheqjen nga qeveria e Liz Truss, por u kthye sërish në detyrë nga kryeministri i ri Rishi Sunak.
Shifrat e rritura të azilkërkuesve shqiptarë
Meqënëse problemi me shqiptarët është kthyer në trend, vëmëndja e mediave britanike u përqëndrua nga emigrantët e paligjshëm që vijnë nga vendi ynë.
Titujt e mediave britanike për emigrantët shqiptarë që hyjnë nga Franca me gomone drejt Britanisë së Madhe janë rutinë në këtë periudhë.
Jehona u shtua gjatë fushatës së reklamimit të udhëtimeve të paligjshme në Tik Tok. Duke përfituar nga kriza politike, trafikantët menduan se vigjilenca kishte rënë dhe ulën menjëherë çmimet e udhëtimit nga Calais.
Shqiptarët që hyjnë me gomone nga Franca përbëjnë 60% të atyre që kalojnë Kanalin çdo ditë.
Bëhet fjalë për rreth 12 mijë shqiptarë, prej të cilëve 10 mijë ishin të pamartuar, për vitin 2022. Në vitin 2020 ishin regjistruar vetëm 50 të tillë.
Përgjigjia e Ramës dhe justifikimi për pushtimet e perandorive
[caption id="attachment_773452" align="alignnone" width="1356"]
Edi Rama ne interviste per BBC, studio[/caption]
Pas deklaratës për një “pushtim” të brigjeve jugore nga emigrantët, Suella Braverman u përball me një stuhi sulmesh nga opozita, që e akuzoi për një gjuhë që nxit urrejtjen.
Përgjigjia e kryeministrit Rama ka ardhur dje, përmes disa mesazheve në Teitter dhe një interviste në BBC. Rama e quajti çmenduri të akuzosh shqiptarët për dështimin e politikave të emigracionit në Britani.
“Kjo lloj gjuhe nuk është politikë, nuk është program, nuk është vizion. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm nxitje e ksenofobisë, vënie në shënjestër apo veçimit të një komuniteti dhe ecje në drejtim të kundërt të traditës britanike për integrimin e minoriteteve. Ishte një vend që ofronte një model për këtë çështje, ndërsa tani është bërë si një çmendinë” tha Rama për BBC.Por Shqipëria ka probleme të rënda me demokracinë, korrupsionin, pagat e ulta, arsimin, shëndetësinë, sigurinë dhe fenomene të tjera negative, që i bëjnë të rinjtë largohen nga vendi.
Për përgjegjësitë e tij në lidhje me faktin se shqiptarët po e braktisin në masë vendin e tyre, Rama nxorri një justifikim të padëgjuar më parë. Gazetares së BBC i tha se Shqipëria ka probleme se në të shkuarën ka qenë e pushtuar nga perandoritë e huaja.Albanian PM Edi Rama gives an exclusive interview to #Newsnight
He describes the UK government’s approach to Albanian migrants arriving as ‘scapegoating’ and ‘fuelling xenophobia’ Watch here for full interview ? pic.twitter.com/55XTMNiRvk — BBC Newsnight (@BBCNewsnight) November 2, 2022
“Thonë se Shqipëria është vend me korrupsion e kështu me radhë. Shqipëria nuk është Britani e Madhe, Gjermani, por një vend që ka qenë viktimë për një kohë të gjatë e perandorive të ndryshme. Dhe ne jemi rrugës për t’u bërë një demokraci funksionale. Natyrisht, që kemi problemet tona. Por, duke mos qenë në rrjetin e BE-së, nuk jemi as në tregun e lirë të punës. Për këtë arsye, njerëzit kërkojnë mënyra të ndryshme” tha Rama.
Sistemi britanik i trajtimit të kërkesave për azil në Britani
[caption id="attachment_773453" align="alignnone" width="747"]
Suella Braverman, perpjekjet per te ndalur emigrantet[/caption]
Përmasat e emigracionit në Shqipëri janë ndër më të lartat në raport me popullsinë. Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë për 7 mujorin e parë të vitit në Bashkimin Europian dhe për 6 mujorin e parë 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Eurostat për aplikimet për azil.
Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë (2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar).
Sipas të dhënave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar në faqen e internetit www.gov.al, vetëm për 6 mujorin e parë të vitit kërkuan azil nga Shqipëria 7,267 persona, më shumë sesa në gjithë vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të dytët në numër pas Iranit (10,752).
Home Office e konsideron Shqipërinë si një vend të sigurt, por nëse dikush bën një kërkesë të besueshme për azil, duhet të merret parasysh.
Procesi, deri në marrjen e një përgjigjeje përfundimtare, mund të zgjasë me vite.
Home Office ka një numër të madh prej 101,000 çështjesh të pazgjidhura azili.
Shqipëria konsiderohet një "vend i sigurt" dhe nuk ka "asnjë rrezik serioz persekutimi", por emigrantët shqiptarë, shpesh prezantohen si viktima të trafikimit. Pasi akomodohen në hotele, ata arratisen dhe iu bashkohen të afërmve të tyre, ndërsa humbin gjurmët nga autoritetet.
Deri në qershor të këtij viti - 440 persona u kthyen në Shqipëri nga qendrat e paraburgimit të imigracionit. Pothuajse të gjithë ishin burra mbi 18 vjeç dhe të pamartuar./Lapsi.al