Flash

Lihet në burg shqiptari i akuzuar për përdhunim në Greqi: Isha i dehur dhe kisha marrë drogë

Lapsi.al 3 November 2022
Lihet në burg shqiptari i akuzuar për përdhunim në Greqi:

Spartak Dyrmishi, i akuzuar për përdhunim në Greqi, është lënë në paraburgim.

45-vjeçari me origjinë shqiptare me tatuazh, i cili akuzohet se përdhunoi 34-vjeçaren në Paleo Faliro dhe tentoi të përdhunonte një tjetër 24-vjeçare, është lënë në burg.

I pandehuri i ka deklaruar hetuesit se në momentin e përdhunimit ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe se në të kaluarën nuk ka kryer krime të ngjashme.

“Isha i dehur dhe kisha marrë drogë”, ka thënë shqiptari për t’u shfajësuar për krimin.

Megjithatë, ai nuk e ka bindur hetuesin, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit dhe më pas 45-vjeçari është dërguar me makinë patrullimi në GADA, nga ku do të dërgohet në burgjet ku do të ndalohet.

Dyrmishi u arrestua gjatë natës së të hënës në Vlorë nga policia shqiptare dhe u dërgua në Greqi mëngjesin e së martës, pasi kishte shprehur dëshirën për t’u dorëzuar te policia greke.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI