Flash

Kosova, Rama: Plani franko-gjerman mundësi e shkëlqyer

Lapsi.al 3 November 2022
Kosova, Rama: Plani franko-gjerman mundësi e shkëlqyer

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të enjten se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet dhe se është koha që të marrin fund konfliktet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Ai i bëri këto komente në hapje të takimit të Procesit të Berlinit, duke theksuar se Evropa mund të jetë e plotë vetëm me integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Mes të tjerash Scholz, theksoi se konfliktet duhen zgjidhur dhe shpreson që shumë shpejt do të arrihet në një marrëveshje ku do të ketë shumë përparim.

Scholz: “Konfliktet dy palëshe duhen zgjidhur. Është gjë e mirë që kemi qenë në gjendje të bëjmë përparim. Është folur për një takim të suksesshëm. Proceset kanë nisur. Sa i takon Serbisë dhe Kosovës. Duhet një marrëveshje. Ne po bëjmë të pamundurën për ta zgjidhur, besoj që shumë shpejt do arrijmë një marrëveshje ku dy qeveritë do të ecin përpara.”

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka theksuar se plani Franko-gjerman, duhet të shikohet si një ofertë për tu marrë parasysh.

Rama: Plani i ri franko gjerman që u është ofruar Kosovës dhe Serbisë është një mundësi e shkëlqyer për të dy vendet dhe për rajonin dhe BE. Shpresoj fort që të dy palët të marrin seriozisht dhe që të dy palët të kuptojnë se ka ardhur koha të shohin edhe si një kontribut europian. Kur vjen fjala për zgjerimin, në këtë rast dua të them se ne jemi në një nivel të ndryshëm bashkëpunimi me BE. Sot është një prej shembujve. Ka nisma të tjera rajonale. Ka një shteg Samitesh me BE.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI