Flash

Kievi dhe Moska shkëmbejnë 214 të burgosur lufte

Lapsi.al 3 November 2022
Kievi dhe Moska shkëmbejnë 214 të burgosur lufte

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sot 214 të burgosur ushtarakë të luftës.

Shumica prej tyre ishin ukrainas të plagosur të mbijetuar gjatë përpjekjes së dështuar për të mbrojtur qytetin e Mariupolit në prill dhe maj.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në një deklaratë se Ukraina kishte liruar 107 ushtarë rusë dhe se ata do të transferoheshin në Moskë për “ndihmën e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas, tha se Rusia kishte liruar 107 luftëtarë ukrainas, duke përfshirë 74 që kishin mbrojtur fabrikën e çelikut Azovstal, skena e rezistencës së fundit ukrainase në Mariupol.

“Kemi arritur të shkëmbejmë të plagosur rëndë dhe luftëtarë nga Mariupoli, nga Azovstal, djem me plagë nga predha në krahë dhe këmbë, plagë me armë zjarri në pjesë të ndryshme të trupit. Ka njerëz me këmbë të amputuara dhe ata që nuk ndjejnë një pjesë të fytyrës, të tjerë me plagë të infektuara.”

Të këshilluara

Jep dorëheqjen kryeministrja daneze

Partitë e qendrës së majtë kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e përgjithshme të Danimarkës. Ky proces është parë si votë besimi ndaj kryeministres, M...

16:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI