Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka prezantuar këtë të enjte kandidaturën e tij për primaret për Bashkinë e Kamzës. Në një fjalim nga selia e PD-së, Dogjani prezantoi kandidaturën dhe planin e tij për të bërë Kamzën dhe Paskuqanin vend ku qytetarët të jetojnë me dinjitet. Më tej ai thotë se vizioni i tij është qe me punë ta bëjë Kamzën një qytet europian.
Fjala e Dogjanit:
"Kam vendosur të kandidoj për kryetar Bashkie të Kamzës, që ta bëjmë Kamzën dhe Paskuqanin një qytet Europian. Do bëhet një qytet model, një shembull pozitiv, një qytet ku të vijne e të marrin shembull se si punohet dhe ju shërbehet qytetarve. Vizioni im është për një qytet më të sigurt, të pastër, të zhvilluar. Një qytet ku ekonomia të rritet për të gjithë. Fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të suksesshëm në shkolla. Një qytet ku familjet të mos kenë nevojë të rrezikojnë jetët e tyre për të shkuar në emigracion por të jetojnë me respekt dhe dinjitet në vendin e tyre .
Vizioni im është qe me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapësira të barabarta për të gjithë. Të ketë parqe e lulishte, rruge me stadarte e cilësi te lartë . Do krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit. Do të bëj çmos duke u krijuar mundësira e hapësira të rinjëve që janë larguar per tu kthyer në vendin e tyre. Të investojnë, dhe te krijojne bizneset e tyre. Do bëjmë cdo gjë që edhe shtëpia e fundit në Kamëz dhe Paskuqan të ketë ujë pa ndërprerje, rrugë e kanalizime. Nuk do të mbetet më asnjë shtëpi e pa legalizuar.
Te gjithë do të kenë të drejtë të riparojnë shtëpitë e tyre pa qenë nevoja për te marr leje. Jo siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar çatinë e shtëpisë. Do të bëjë gjithcka për të krijuar mundësira, hapsira, të barabarta për cdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit. Kjo duke nxitur konkurencën meritokracinë. Do luftojmë korrupsionin. Do ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në sherbim të qytetarëve.
Do bëjë gjithcka që çdo demokrat e demokrate, çdo qytetar i Kamzës dhe Paskuqanit të jetoj i lirë në vendin e vet. Të kenë të drejta të barabarta, pa frikën e shtetit dhe të pushtetit. Të jetojë me dinjitet në vendin e tij. Askush nuk do të diskrimonohet apo dhunohet nga shteti apo pushtetit për shkak të origjinës, racës, krahinës fesë apo idese. Demokrate e Demokrate, simpatizantë të Partisë Demokratike, në Kamëz dhe Paskuqan, ju bëjë thirrje që me datën 4 dhjetor të merrni pjesë masivisht për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati per kryetar te Bashkisë Kamëz.”-tha Asllan Dogjani.