Flash

Dhuna në azilin e Pejës/ Merren në pyetje personeli dhe të moshuarit

Lapsi.al 3 November 2022
Dhuna në azilin e Pejës/ Merren në pyetje personeli dhe të

Pas publikimit të video-s që tronditi opinionin publik, ku shfaqeshin punonjëset e një azili që ushtronin dhunë ndaj një të moshuare, sot do të merret në pyetje personeli i qendrës "Orenda" në Pejë. Në pyetje do të merren edhe të moshuarit. Kjo për të zbuluar nëse raste të tilla të keqtrajtimit janë përsëritur. Prokurori i Pejës Dorian Juniku, në Debat Plus, ka bërë të ditur se prokuroria ka informacione se në këtë qendër mund të ketë raste të tjera të dhunës.

Juniku theksoi se prokuroria është ende në fazën hetimore, dhe se nuk do të ndalen derisa ky rast të zbardhet.

Jemi në fazën fillestare hetimore, që në fund të kompletojmë rastin dhe të kemi një pasqyre të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk do të ndalemi deri sa të sqarohet i gjithë rasti. Është autorizuar policia, që të vazhdojë edhe të personelit, por edhe të tjerëve që janë vendosur aty. Kemi dyshime që këto raste mund të kenë ndodhur edhe më herët”, ka vijuar ai.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur jo pak opinion publik ditën e djeshme pas videove të publikuara nga një qytetare në Kosovë. Në vetëm pak minuta pamjet u bënë virale, ku të shumta ishin reagimet e qytetarëve lidhur me rastin në fjalë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI