Flash

Berisha: Rama i kërkoi 10 milionë euro në telefon Ylli Ndroqit

Lapsi.al 3 November 2022
Berisha: Rama i kërkoi 10 milionë euro në telefon Ylli Ndroqit

Për kreun e PD-së, Sali Berisha, mbyllja e RTV Ora është një sulm i urrejtjes së Edi Ramës në kundërshtim me ligjin dhe parimet themelore. Ai tha se kjo përbën një shkelje flagrante të kushtetutës së vendit dhe të drejtave të njeriut.

“Ndaj RTV Ora, me të gjithë urrejtjen e Edi Ramës, në kundërshtim të ligjit dhe parimeve themeloret, shpallet konfiskimi, pa paraqitur asnjë dokument. Dhe bëhet kjo vetëm se ata familjarisht, kritikat i konsiderojnë mbetje helmi. Kur bëhet fjalë për një medie është çështje madhore. Askush nuk ka parë një të dhënë konkrete se cili është shkaku që mbahet ky qëndrim ndaj kësaj medie" - tha ai.

Berisha tha se Edi Rama ka kërkuar 10 mln euro ryshfet Ylli Ndroqit. Ai tha se Rama e ka bërë me telefon këtë kërkesë dhe Ylli Ndroqi e ka rrefuzuar.

“Në marrëdhëniet e pronarit të këtij televizioni dhe Edi Ramës, di këtë gjë. Rama në një telefonatë për një biznes ka pretenduar për ryshfet 10 milionë euro. Dhe pronari i është përgjigjur “se nuk ndodh”. I kam bërë thirrje Ylli Ndroqit që ta bëjë publike këtë. Unë jam informuar për këtë pothuajse në kohë reale. 1 ose 2 ditë pas ngjarjes. Dhe unë kam shumë dyshime se këtu ka filluar dhe sherri.

Më janë thënë edhe pasazhe të tjera të kësaj bisede. Ai që erdhi dhe ma tha këtë. Ai e konsideronte fatkeqësi të madhe që kryeministri pretendonte shuma të mëdha. Ai ka shndërruar në titull ekzekutiv vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Në çdo vend ka sistem me 3 shkallë. Ky ka vetëm vendim të shkallës së parë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Vendimi/ Pse u konfiskuan pasuritë e Ylli Ndroqit

Të këshilluara

Kapet 33.5 kg kokainë në Durrës

Task-Forca ka zhvilluar një aksion antidrogë mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Burime bëjnë me dije se në një kontejner të ardhur nga Ekuadori është zbulua...

19:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI