Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Si po e shantazhon Top Channel Ramën 

Lapsi.al 3 November 2022
Si po e shantazhon Top Channel Ramën 

Ashtu si gjatë verës, kur kryeministri u përfshi në një përplasje me News 24 dhe mediat e grupit mediatik të Irfan Hysenbelliut, këtë radhë, episodi i ndryshëm i së njëjtës seri po luhet me Top Channel. Televizioni më i madh në vend po transmeton prej ditësh kronika tejet kritike ndaj qeverisë, ndërsa Edi Rama po përsërit të njëjtin refren, atë të atyre që kanë privilegjin të dëgjohen në publik dhe e përdorin këtë fuqi për "shantazh" dhe "përfitime të paligjshme".

Gazetarët e Lapsi.al ndoqën me lupë një emision të plotë lajmesh të TCH, me synimin për të kuptuar se ç'po ndodh realisht (shiko ketu). 

Nuk qe e vështirë të arrije në përfundimin se doza e denoncimit ishte rritur dhe se në renditjen e kronikave kishte një tendencë fshikulluese. Binte në sy se titujt për takimet e kryeministrit, nga dikur kryesorë, ishin zhvendosur në fund të edicionit. Vërehej gjithashtu që silleshin në vëmendje edhe tema jo të ditës për të përforcuar dozën e goditjes. Por vetëm kaq. Përveç kësaj, të gjitha qenë të vërteta. Edhe fakti se me borde etatiste mbajmë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon edhe se jemi vendi me eksodin më të madh të popullsisë në Ballkan edhe ai se gjenden ende njerëz që kanë mbetur mes katër rrugëve, pasi iu shembën shtëpitë nga tërmeti, ishin të mbështetura nga dëshmi autentike dhe raporte ndërkombëtare.

Lexo me tej:

 Ç’po ndodh mes Ramës dhe Top Channel

Pra, të vetmit që mund të ankoheshin për këto lajme mund të qenë shikuesit e Top Channel, që pasi e kanë dëgjuar këtë televizion të bëjë për një kohë të gjatë "borinë e partisë", mund të ngrejnë pyetjen se pse po shikojnë me kaq vonesë një realitet që ua kanë maskuar prej vitesh. Përveç tyre askush nuk ka të drejtë, as të ndihet i zhgënjyer e aq më pak i shantazhuar. 

Po atëhere pse u shqetësua Edi Rama? Pse foli për përfitime të paligjshme? Pse, të thuash të vërtetën, përbëka krim dhe presion?

Këto pikëpyetje e duan një shpjegim. Dhe ai gjendet në paktin e heshtur që Edi Rama ka bërë me të gjitha mediat e mëdha të këtij vendi, për të pasqyruar një realitet alternativ nga ai që ndodh përditë në Shqipëri. Kjo marrveshje e pashkruar ka si qëllim, që kur vidhet me inceneratorët, qytetarët duhet të shohin në ekrane se sa të pastra janë qytetet, që kur ngrihen në manifestime studentët, në emisionet e mbrëmjes të inskenohen debate me freshistë të maskuar si protestues, që kur pushteti ndryshon kushtetutën, për të hartuar, si i do qefi, ligjin elektoral në favor të tij, në TV të qajnë hallin e një opozite të dobët dhe të përçarë. 

Top Channel i kërkoi 120 milion lekë/ Rama: Ja si funksionon shantazhi mediatik!

Gjatë gjithë kohës televizionet e mëdha, e mbi të gjitha Top Channel, e kanë respektuar këtë pakt. Kjo ka bërë që Shqipëria të humbasë këtë vit mbi 20 vende në klasifikimin e lirisë së medias të "Reporterëve pa kufij", me motivacionin se ”politikat editoriale ndikohen nga ata që japin punë publike dhe leje ndërtimi”. Kjo e ka detyruar BE-në, që në disa progres raporte, madje dhe tek ky i fundit që e lavdëroi vetë kryeministri, të ngrejë shqetësimin për mënyrën okulte se si financohen mediat nga qeveria.

Pothuajse të tërë e kanë pranuar dhe zbatuar këtë pazar të fëlliqur për ti rënë në qafë realitetit në këmbim të "favoreve të paligjshme". Ndaj kur dikush e prish paktin që ka me të, si News 24 para disa kohësh, apo Topi tani së fundi, Edi Rama fillon e çirret se po i bëjnë shantazh. Me kod mafioz ai ka të drejtë, pasi mendon se ka paguar për ta blerë heshtjen e tyre. Por as ligjërisht, as moralisht pretendimi i tij nuk qëndron në këmbë, pasi rrëfimi i së vërtetës, qoftë edhe nga burime apo gojë të gabuara, nuk mund të konsiderohet kurrësesi, as presion dhe as kërcënim. Absurdi i Edi Ramës është se qëndrimin publik ai e mban duke u baziuar në marrëveshjen okulte.

Ekzistencën e kësaj marrëveshjeje e vërteton edhe një aspekt tjetër. Duke parë përplasjen e fortë të këtyre ditëve mes Top Channel dhe kryeministrit, i kam pyetur disa nga kolegët e mi se si është e mundur që nuk e raportojnë në televizionet ku punojnë një ndodhi të tillë, që do ishte ngjareje kryesore në çdo mjedis demokratik, kudo në botë. Përgjigjja e tyre është standarte: "porosi e shefit, nuk merremi me pronarët e TV të tjera". 

Pra, po të vërehet me kujdes, kjo përplasje e kreut të ekzekutivit me televizionin më të madh në vend, nuk pasqyrohet fare. Kur sulmohet Irfan Hysenbelliu mediat e Frangajt apo Vjollca Hoxhës bëjnë sikur s'ka ngjarë asgjë. Po ashtu kur radha i vjen kësaj të fundit, të tjerët përsëri heshtin. Sepse të gjithë e dinë se e kanë të pamundur të hapin kutinë e Pandorës nga e cila do të dilnin sëbashku të humbur. Ata janë të gatshëm të bëjnë dhe sakrificën më sublime, të censurojnë edhe vetë Edi Ramën, në mënyrë që teshat e palara të "familjes" të mos dalin në pazar.

“Shantazhi”/ Si e paguan qeveria Top Channel-in

Por Edi Rama nuk mund të ankohet, as për censurë as për shantazh. Me përjashtimin e ndonjë gërvishtjeje të vogël, ai kontrollon me dorë të hekurt dhe portofol të çpuar mbi 90% të audiencës televizive në vend. Ai është vite dritë larg nga paraardhësit. Fatos Nano e la pushtetin në 2005 me TV Klan kundër, i cili e dërrmoi duke i transmetuar atë videon e famshme të harbimit në buzuk në ditën e një zie komnbëtare. Sali Berisha, ndonëse nuk shquhej për tolerancë me mediat, e mbylli qeverisjen e tij, me Top Channel dhe Vizion Plus kundër, që nuk përtonin të tregonin bëmat e të birit në Gërdec, apo biznesmenin pakistanez që falej tek zyra e së bijës. Nën regjimin e Ramës këto "scoope" janë harruar, aq sa dhe kur arriti të sigurojë një skandal të madh si përgjimet për vjedhjen e votës, opozita u detyrua të organizojë një lobim të kushtueshëm tek Bildi gjerman, në mënyrë që ti'a impononte ato peisazhit mediatik shqiptar.

Në një dekadë pushtet Edi Rama ia ka dalë të imponojë ligjin e omertas. Prandaj kur dikush që s' ka arritur të ketë "kullën e tij" si të tjerët, guxon ti thotë një copëz nga realiteti, ai fillon të ulërasë duke pretenduar se po shantazhohet. Kaq e thjeshtë është historia e përplasjes së tij me Top Channel. Ajo është historia e një njeriu që do të aplikojë sot metodat e ministrisë të së vërtetës së 1984-ës.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Charteri, çarku ku ka ngecur Rama

Ndonjëherë mund të bësh njëmijë e një zullume të tmerrshme e t’ia hedhësh paq dhe mjafton më banali prej tyre për të të nxjerrë zbuluar. Kjo po i ndodh Edi Ramë...

16:37

Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakë

Të gjithë ata që kanë dashur të dinë të vërtetën e Edi Ramës për 137 bredhjet e tij me avion taksi nëpër botë edhe nëse kanë tentuar të kuptojnë kanë mbetur më ...

19:51

Dështimi i ndërkombëtarëve të Tiranës

Ndërkombëtarët në Tiranë kanë filluar të korrin frytet e hidhura të asaj që kanë mbjellë për një kohë të gjatë me mbështetjen e Edi Ramës. Diplomatët e vendosur...

10:17

Demokracia jonë si tirani e shumicave

Debatet e fundit politike si në gjirin e opozitës por edhe jashtë saj kanë forcuar idenë se demokracia në thelb është respektimi i vullnetit të shumicës. Berish...

13:33

PD, misioni i pamundur i bashkimit pa kushte

Elektorati opozitar po miklohet me iluzionin se dy grupimet rivale në PD kanë filluar të dialogojnë për të sheshuar kontradiktat dhe se të gjithë janë dakord, p...

17:22

Një sondazh që rrëzon tre mite politike

Sondazhi i fundit i botuar nga Euronews (shiko ketu) rrëzon tre mite që prej kohësh popullojnë sferën tonë politike. Së pari rezultatet e sondazhit rrëzojnë mit...

15:01

Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë

Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evropës pati dy mesazhe: një publik dhe një të fshehur. Për të parin kryeministri shqiptar foli shumë qartë. Ai...

19:52

TiRama, si dhuna e parasë mbi shijen

Mbrëmë në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” po shikoja një kronikë reklamë që tregonte për kullën më të re dhe me të lartë që do të ngrihet në qendër të kry...

13:58

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43