Flash

33.5 kg kokainë në Durrës, mes kontenierëve të "BanaKing" (VIDEO)

Lapsi.al 3 November 2022
33.5 kg kokainë në Durrës, mes kontenierëve të

Lapsi.al zbardh detaje nga kokaina e kapur në portin e Durrësit. Mësohet se droga ishte e fshehur në kontejnerin e kompanisë ‘BanaKing’, në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Vendi i origjinës së kokainës është Ekuadori në Amerikën latine. 84 kontenierë po kalohen në skander për të parë nëse ka ende sasi tjetër. Operacioni i policisë është zhvilluar në bashkëpunim me Maltën. Droga ishte feshur në kapakët e frigoriferit. Lapsi.al sjell pamje nga porti i Durrësit.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Policia e Shtetit jep informacion zyrtar për kokainën e kapur në Portin e Durrësit, gjatë operacionit të koduar ‘Again’ (Përsëri).

Sipas policisë janë sekuestruar 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë, teksa 8 persona janë shoqëruar.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në Portin e Durrësit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative, strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Again’.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një kontejner të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane.

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh, 31 pako, të mbushura me lënde të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit vijojnë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Operacioni vijon.

[video width="576" height="326" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/WhatsApp-Video-2022-11-03-at-7.20.24-PM-2.mp4"][/video]

[video width="576" height="326" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/WhatsApp-Video-2022-11-03-at-7.20.24-PM-1-1.mp4"][/video]

 

 

Të këshilluara

Kapet 33.5 kg kokainë në Durrës

Task-Forca ka zhvilluar një aksion antidrogë mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Burime bëjnë me dije se në një kontejner të ardhur nga Ekuadori është zbulua...

19:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI