Flash

22 raste të reja me Covid në Shqipëri, asnjë humbje jete

Lapsi.al 3 November 2022
22 raste të reja me Covid në Shqipëri, asnjë humbje jete

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 22 raste të reja me koronavirus nga 408 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë raporton se në të gjithë vendin aktualisht janë 211 qytetarë aktivë me COVID19. Në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Fatmirësisht edhe këtë të enjte nuk është raportuar për asnjë viktimë.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT

Ministria e Shëndetësisë: 408 testime, 22 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit

3 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 408 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto Bashki:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Fier, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Vorë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë.

Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 408

Testime totale 1,998,655

Raste pozitive 331,869

Raste të shëruara 328,065

Raste Aktive 211

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140

Vlorë 20

Gjirokastër 15

Durrës 10

Fier 8

Berat 6

Elbasan 4

Shkodër 3

Korçë 2

Lezhë 1

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI