Flash

Zvicër/ 65-vjeçari blinte vajza të mitura nga Shqipëria për nuse

Lapsi.al 2 November 2022
Zvicër/ 65-vjeçari blinte vajza të mitura nga Shqipëria

Një ngjarje e paprecedentë është zbuluar në Zvicër, ku një familje nga Kosova akuzohet se ka “blerë” vajza të mitura nga Shqipëria për 300 euro, duke i bërë partnere të djemve të tyre. Sipas vajzave, ato janë abuzuar dhe keqtrajtuar për 16 vite me radhë.

Sipas “Blick”, babai dhe katër djemtë e tij pritet të dalin para gjykatës, nën akuzën e abuzimit, ndërsa thuhet se ai ka sjellë të mitura nga mosha 14 deri në 17 vjeç si “gra” për secilin nga 4 djemtë, dhe për një dekadë e gjysmë ata abuzonin me to duke i detyruar të bënin punët e shtëpisë dhe duke i mbajtur në banesë, ndërsa askush nuk kishte kuptuar asgjë nga tortura që u bëhej..

Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja asokohe e njihte burrin e saj vetëm nga fotot, pasi martesa ishte e sajuar mes prindërve të vajzave. Prindërve të së resë iu premtua se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç dhe jetonte në varfëri. Sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën për një shumë prej 300 eurosh.

Lexo më tej: Rreth 40 milionë njerëz në botë janë robër të skllavërisë moderne 

Albrim F., 65 vjeç, së bashku me djemtë thuhet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe izoluar.

“Më shumë se 20 herë e ka goditur me brez. Edhe pse ishte shtatzënë, ai e ka rrahur nusen deri sa i ka dalë gjak dhe i ka shtrënguar fytin me të dyja duart”. Kështu thuhet në aktakuzën e njërit prej të pandehurve.

Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre. Avokati Dominic Nellen përfaqëson dy nga gratë në gjykatë dhe i ka shoqëruar për tre vjet.

Për Nellen është e qartë, pas sjelljes çnjerëzore qëndron e drejta zakonore mesjetare shqiptare e kanunit dhe të gjitha fijet u bashkuan me kreun e klanit Albahrim F.

“Është një klan i madh familjar me sundimtar patriarkal vjehrrin. Ishte në qendër, jepte urdhrat”. Kështu është shprehur avokati.

Në vitin 2019, gratë më në fund arritën të arratiseshin, 16 vjet pasi viktima e parë u soll në Zvicër.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI