Flash

Vajza e të moshuarës së Pejës: Dyshoja që keqtrajtohej

Lapsi.al 2 November 2022
Vajza e të moshuarës së Pejës: Dyshoja që keqtrajtohej

Goditja e infermiereve ndaj të moshuarës në një azil në qytetin e Pejës, ka tronditur opinionin publik. Publikimi i pamjeve të rënda ka sjellë shumë reagime duke dënuar aktin. Vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura tregon se ka vënë re shenja tek nëna e saj edhe disa ditë më parë. Në një prononcim për TV Dukagjini, ajo është shprehur se pasi pa videon e të ëmës, kërkoi menjëherë që ajo të nxirrej nga azili.

“Minimumi një herë ose dy herë në javë e kam vizitu nënën. Tash para 4-5 dite kam qenë në rezidencë. Në herën e fundit, e kam parë një shenjë dhune në faqe, por s’më ka shkuar mendja që ka dhunë në një rezidencë me standarde zvicerane.

Kam qenë në punë kur më ka ardhë ky xhirim. Mamën e kam tërhequr automatikisht prej aty. Tani shpresoj që drejtësia ta qes në dritë këtë punë. Nënës time i ndodhi, por mos t’i ndodh dhe të tjerëve” – tha ajo.

Vajza ka deklaruar se për strehimin e nënës së saj në këtë qendër, familja e saj ka paguar 600 euro për muaj, duke i bartur edhe shpenzimet e veshmbathjes dhe terapisë mjekësore.

“Ka qenë tronditje e madhe. Stres i paparë. Kur një dhunë bëhet ndaj një nëne të sëmurë në atë rezidencë, të cilës s’di a t’i them rezidencë më. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që ka ndodhur. Kemi paguar 600 euro në muaj. Veshmbathja ka qenë prej nesh. Terapia prej nesh” – tregon vajza. ©LAPSI.al

Kjo është gjendja e së moshuarës që u keqtrajtua - BotaPress

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI