Flash

Tentoi të shpëtonte ushqimin e bagëtive nga zjarri, digjet pronari në Korçë

Lapsi.al 2 November 2022
Tentoi të shpëtonte ushqimin e bagëtive nga zjarri, digjet

Një shtetas me inicialet A.D. ka pësuar djegie duke u munduar të shuajë flakët që kishin përfshirë magazinën që ai përdorte për ushqimin e kafshëve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë të qytetit të Korçës, rreth orës 21:00.

I dëmtuari është nisur në spitalin e Korçës nga ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2022, rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D. Duke u munduar të shuante zjarrin, ai ka pësuar djegie trupore. Aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI