Flash

Skandali në Zvicër/ Babai shqiptar rekrutonte skllave seksi për djemtë

Lapsi.al 2 November 2022
Skandali në Zvicër/ Babai shqiptar rekrutonte skllave seksi për

Një ngjarje e paprecedentë është zbuluar në Zvicër, ku një familje nga Kosova akuzohet se ka “blerë” vajza të mitura nga Ballkani (përfshi Shqipërinë) për 300 euro, duke i bërë partnere të djemve të tyre. Sipas vajzave, ato janë abuzuar dhe keqtrajtuar për 16 vite me radhë.

Gazeta zviceriane "Blick" botoi lajmin ku detajohet dhuna e ushtruar ndaj vajzave. Në shkrim, "Blick" dha edhe një interpretim të cituar mbi ngjarjen e rëndë, të cilën e lidh me kanunin shqiptar. Intepretimit kanunor polemizues të ngjarjes do t'i bashkangjisim një koment më poshtë.

Ngjarja

Sipas “Blick”, babai dhe katër djemtë e tij pritet të dalin para gjykatës, nën akuzën e abuzimit, ndërsa thuhet se ai ka sjellë të mitura nga mosha 14 deri në 17 vjeç si “gra” për secilin nga 4 djemtë, dhe për një dekadë e gjysmë ata abuzonin me to duke i detyruar të bënin punët e shtëpisë dhe duke i mbajtur në banesë, ndërsa askush nuk kishte kuptuar asgjë nga tortura që u bëhej.

Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja asokohe e njihte burrin e saj vetëm nga fotot, pasi martesa ishte e sajuar mes prindërve të vajzave. Prindërve të së resë iu premtua se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç dhe jetonte në varfëri. Sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën për një shumë prej 300 eurosh.

Lexo më tej: Rreth 40 milionë njerëz në botë janë robër të skllavërisë moderne 

Albrim F., 65 vjeç, së bashku me djemtë thuhet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe izoluar.

Zvicër

(Personi në foto: Shqiptari nga Kosova që rekrutonte vajza të mitura për djemtë e tij) 

“Më shumë se 20 herë e ka goditur me brez. Edhe pse ishte shtatzënë, vjehrri e ka rrahur nusen deri sa i ka dalë gjak dhe i ka shtrënguar fytin me të dyja duart”. Kështu thuhet në aktakuzën e njërit prej të pandehurve. Shpjegimin e dha avokati i dy prej grave, Dominic Nellen.

Klientët e tij janë të traumatizuara rëndë: “Ato vinin të mitura, ndonjëherë duke kaluar kufirin e gjelbër. Iu duhej të ecnin nëpër pyll gjithë natën. Dhe më pas ata u përdhunuan nga burrat e tyre menjëherë pas mbërritjes së tyre. Kjo i theu këto gra”.

Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre.

“Burrat mohojnë të kenë kryer ndonjë gjë të paligjshme. Gratë ishin dakord me gjithçka”, thotë avokati i viktimave.

Të akuzuarit përballen me dënime, ndër të tjera, për trafikim njerëzor, martesë të detyruar, lëndim fizik, shtrëngim, përdhunim dhe akte seksuale me fëmijë. Dënimi i kërkuar do të shpallet vetëm në seancë. Një avokat i njërit prej djemve i thotë "Blick" se ai dëshiron të pretendojë për lirim. Për "Blick", të pandehurit e tjerë dhe avokatët e tyre mbrojtës nuk mund të kontaktoheshin për koment ose nuk donin të thoshin asgjë. Është prezumimi i pafajësisë.

Interpretimi

Shkurtimisht, "Blick" e argumenton si më poshtë shkakun e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Zvicër.

"Për Nellen është e qartë, pas sjelljes çnjerëzore qëndron e drejta zakonore mesjetare shqiptare e kanunit dhe të gjitha fijet u bashkuan me kreun e klanit Albahrim F.

“Është një klan i madh familjar me sundimtar patriarkal vjehrrin. Ishte në qendër, jepte urdhrat”. Kështu është shprehur avokati. " 

Komenti 

Botuesi Enver Robelli reagoi me nota revolte mbi këtë thjeshtëzim të motivit të krimeve.

Sipas Robellit, Blick citoi juristin, për të shkruar njëfarë shpjegimi tejet sipërfaqësor për Kanunin. Redaktor i të përditshmes zvicrane "Tages Anzeiger" akuzon Blick se trajtimi i mësipërm i ngjarjes në lidhje me Kanunin ka qëllim tingëllimin ekzotik tek lexuesit.

Enver Robelli sjell edhe një rast të një austriaku që ka kryer një krim të ngjashëm si burri nga Kosova që ka trafikuar vajza të mitura. Por, sipas tij, trajtimi mediatik nuk ka qenë njësoj.

Lexo më tej: Skllavëria moderne, Britania 2 mln paund Shqipërisë për të luftuar trafikun 

"Nuk është hera e parë që mediat - sidomos bulevardeske - zvicerane vetvetishëm pothuaj çdo vrasje apo krim tjetër në komunitetin shqiptar e ndërlidhin me Kanunin. Kjo tingëllon ekzotike në sytë dhe veshët e lexuesve. Kësisoj, etja gazetaresko-bulevardeske për ekzotikë mund të shuhet vetëm duke joshur lexuesit me etiketa për "Kanunin mesjetar shqiptar". Në fakt vrasjet dhe vepra të tjera të dhunshme më shumë kanë të bëjnë me larje hesapesh në rrethet kriminale, me patriarkalizmin, mungesën e edukatës elementare, refuzimin për t'u integruar në shoqërinë e re, frikën iracionale për "humbjen e identitetit" dhe mosekzistencën e kulturës për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë të padhunshme.

Kur para disa vitesh qe zbuluar se një burrë austriak e pati mbajtur më shumë se 8 vjet në bodrum një vajzë austriake të cilën e kishte kidnapuar, mediat perëndimore nuk konstruktuan ndonjë "kanun austriak" si shkak të krimit. Një monstrum kishte kryer një krim! Kaq. Duket se pak a shumë kështu është situata edhe në rastin e zbuluar tani nga "Blick". Për të evituar çdo keqkuptim: nuk po e mbroj këtu fare Kanunin, i cili përmban pjesë shumë problematike dhe nuk rregullon dot më jetën bashkëkohore, por tendenca e disa mediave në perëndim që për çdo krim në mesin e diasporës shqiptare të gërmojnë "teorinë" e Kanunit është më shumë se dembeli profesionale." - shkroi Robelli për ngjarjen në Zvicër.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI