Flash

Sekuestrohen 2.3 milionë lekë në kartëmonedha false në Tiranë

Lapsi.al 2 November 2022
Sekuestrohen 2.3 milionë lekë në kartëmonedha false në

Policia e Tiranës njofton se ka finalizuar 2 operacione për goditjen e krimeve ekonomike. Si rrjedhojë janë sekuestruar 232 000 lekë të rinj dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara. Në pranga kanë përfunduar 2 persona: një 61-vjeçar dhe një 37-vjeçar, të dy banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara “Cash” dhe “Games”, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale në fushën e krimeve ekonomike.

Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.

▫️Operacioni “Cash” – Vihet në pranga një shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën 232 000 lekë të rinj dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara.

▫️Operacioni “Games”- Arrestohet 37-vjeçari që organizonte lotari të palejuara, në tabakinon e tij, nëpërmjet aparatit celular. Sekuestrohen aparati celular dhe steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara, që i tregtonte në subjektin e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, kanë finalizuar brenda 12 orëve, 2 operacione policore, si rezultat i të cilëve janë vënë në pranga 2 shtetas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cash” u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

– R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit R. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 232 000 lekë të rinj dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien e bashkëpunëtorëve, përpara përgjegjësisë penale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Games” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. A., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur në tabakinon që administronte, në Rrugën e Elbasanit, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Gjatë kontrollit në tabakino, u gjetën steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aparatin celular.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI