Flash

Përdorte dy të miturit për të shpërndarë lëndë narkotike, kapet 23-vjeçari

Lapsi.al 2 November 2022
Përdorte dy të miturit për të shpërndarë

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit. Ai akuzohet për shpërndarje të drogave në doza. I riu, i identifikuar me inicialet M.B., kishte përfshirë në "biznes" edhe dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç. Për shkak të moshës ndaj tyre ka nisur vetëm ndjekja penale.

23-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe "Shtytja e të miturve në krim".

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza. Vihet në pranga 23-vjeçari që shpërndante drogë në doza, në qytetin e Durrësit. Ai kishte përfshirë në këtë veprimtari edhe dy shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç. Sekuestrohet lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje. Shërbimet e Policisë së Durrësit, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar "November", kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: -M. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të pabanuar, shërbimet e Policisë i gjetën 23-vjeçarit, një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje. Në momentin e kapjes, 23-vjeçari ishte së bashku me dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç, të cilët dyshohet se i shfrytëzonte për të shpërndarë lëndë narkotike.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI