Flash

Nis nesër në Tiranë ministeriali BE-Ballkani Perëndimor për Punët e Brendshme dhe Drejtësinë, zbardhet axhenda 

Lapsi.al 2 November 2022
Nis nesër në Tiranë ministeriali BE-Ballkani Perëndimor

Tirana mirëpret nesër Ministerialin BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, i organizuar nga Çekia si vendi që mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Në ditën e parë ky ministerial do të fokusohet tek çështjet prioritare që lidhen me migracionin e paligjshëm dhe punët e brendshme.

Krahas ministrit të Brendshëm çek, Vit Rakusan dhe homologut të tij shqiptar, Bledi Çuçi, e pranishme do të jetë gjithashtu Komisionerja e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson. Po kështu marrin pjesë edhe ministrat e Brendshëm të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bonjë Hercegovinës, përfaqësues të lartë të EUROPOL, FRONTEX, Koordinatori Antiterrorizëm në BE si dhe përfaqësues të Suedisë dhe Spanjës.

Punimet e ministerialit do të nisin në orën 13:30 në Pallatin e Kongreseve. Pas takimit me dyer të mbyllura do të ketë një konferencë për mediat në orën 17:30 të Komisioneres Johansson, ministrit Çuçi dhe homologut çek, Rakusan. Në ditën e dytë, ministeriali do të fokusohet tek çështjet që lidhen me drejtësinë.

Të këshilluara

Kthesa e motit, nis ulja e temperaturave

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë veriore. Moti parashikohet i kth...

16:41

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI