Flash

Mediat e Beogradit nisin propagandën: E moshuara ishte serbe

Lapsi.al 2 November 2022
Mediat e Beogradit nisin propagandën: E moshuara ishte serbe

Videoja e keqtrajtimit të një të moshuare në Azilin e Pejës bujë këtë të mërkurë. Pas publikimit të saj u arrestuan tre infermiere. Ato po mbahen në paraburgim. Dihet se e moshuara është kosovare, por mediat e Beogradit kanë filluar të raportojnë se ajo është serbe.

“Një infermiere shqiptare godet me shuplakë dhe keqtrajton një plakë serbe” - është titulli i një artikulli të gazetës “ALO!”. Edhe në rrjetet sociale në Serbi po përhapet lajmi se e moshuara ka qenë serbe.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thotë se lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosovës është bërë vërtet e një intensiteti të lartë.

“Pas kërcënimeve me praninë e ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën; pas sabotimit të policëve serbë të Policisë së Kosovës për t’i kryer detyrat shtetërore sipas hierarkise (në prani të eksponentëve të Listës Serbe), tash na del edhe elementi dezinformues në shesh.

Një keqpërdorim i skajshëm (por të cilin jemi mësuar ta shohim në vazhdimësi), i fakteve nga propaganda serbo-ruse”, - ka shkruar Musliu. LAPSI.al

LEXO EDHE: Flet infermierja që goditi të moshuarën: Më sulmoi vetë e para

Vajza e të moshuarës së Pejës: Dyshoja që keqtrajtohej

Pamje të rënda/ Infermierja dhunon pacienten e moshuar (VIDEO)

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI