Flash

Mblidhet sërish Bordi qeverisë, rrit çmimin e benzinës

Lapsi.al 2 November 2022
Mblidhet sërish Bordi qeverisë, rrit çmimin e benzinës

Pas një situate pezull prej gati tre javësh, Bordi i transparencës është mbledhur për dy ditë radhazi, duke ulur çmimin e naftës dhe duke rritur atë të benzinës. Sipas vendimit të fundit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 232 lekë, nga 236 lekë që ishte një ditë më par dhe 240 lekë që ishte para se Bordi të bënte dy ndërhyrjet e menjëhershme.

Në të kundërt, tendenca e benzinës ka qenë në rritje. Pas orës 18.00 të ditës së sotme benzina do të shitet me 212 lekë për litër, nga 208 që ishte vendimi i djeshëm.

Në tregjet ndërkombëtare, nafta tregtohet me rreth 94 dollarë për fuçi, në nivelet e shkurtit, përpara se të fillonte shtrenjtimi për shkak të problemeve me furnizim, që u shkaktuan nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Në Shqipëri, niveli maksimal i naftës arriti në 265 lekë për litër, ndërsa për periudhën mars- nëntor, karburanti është tregtuar midis 230-240 lekë për litër, që është 20-30% më shtrenjtë se niveli i shkurtit.

SHUMICA

Nafta 220 Lek

Benzina 200 Lek

Gazi 62 Lek

PAKICA

Nafta 232 Lek

Benzina 212 Lek

Gazi 74 Lek

/Monitor

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI