Flash

Kina izolon zonën rreth fabrikës më të madhe të iPhone në botë

Lapsi.al 2 November 2022
Kina izolon zonën rreth fabrikës më të madhe të iPhone

Kina ka izoluar një zonë me 600.000 banorë në qytetin Zhengzhou – ku gjendet fabrika më e madhe në botë për prodhimin e telefonave iPhone, të kompanisë amerikane, Apple – për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Të gjithë njerëzit, përveç punëtorëve të domosdoshëm dhe vullnetarëve për parandalim të koronavirusit, “nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre”. Kështu kanë thënë autoritetet në Zhengzhou.

Ky vendim vjen pas disa pamjeve që kanë dalë në rrjetet sociale kineze javën e kaluar, në të cilat janë parë njerëzit duke u larguar nga fabrika që drejtohet prej gjigantit tajvanez, Foxconn dhe prodhon produkte për Apple.

Disa punëtorë janë ankuar për kushte të rënda. Dhe mungesë furnizimesh dhe se u është dashur të ikin nga fabrika në këmbë. Kjo për të shmangur kufizimet që ekzistojnë në transport publik.

Foxconn punëson qindra mijëra punëtorë në Zhengzhou. Kina është ndër vendet e fundit në botë që zbaton strategjinë e zero rasteve me koronavirus.

Autoritetet kineze vazhdojnë të vendosin masa izolimi dhe të kryejnë testime masive, me qëllim të shmangies së shpërthimeve masive të virusit.

Mirëpo variantet e reja kanë testuar aftësitë e zyrtarëve lokalë për të parandaluar koronavirusin para se të përhapet. Prandaj një pjesë e mirë e popullsisë në Kinë është duke jetuar vazhdimisht nën kufizime.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI