Flash

Instagram kërkon falje pas pezullimit të llogarive

Lapsi.al 2 November 2022
Instagram kërkon falje pas pezullimit të llogarive

Instagram ka kërkuar falje pasi për një kohë të shkurtër pezulloi aksidentalisht miliona përdorues.

Të hënën, shumë njerëz hapën aplikacionin për të gjetur një njoftim se ata ishin pezulluar nga platforma për shkelje të rregullave të saj. Megjithëse aplikacioni u ofroi atyre mundësinë për të apeluar vendimin, kjo dukej se nuk funksionoi.

Shkalla e madhe e defektit ishte e qartë pasi numri i ndjekësve të llogarive të tjera ra ndjeshëm. Personi më i ndjekur në platformë, Cristiano Ronaldo  humbi 3 milionë nga 493 milionë ndjekësit e tij. Instagram tha menjëherë se defekti u identifikua dhe po punonte për ta rregulluar atë. Por,nuk dha asnjë tregues se cili ishte problemi, ose kur do të viheshin sërish në dispozicion llogaritë e njerëzve.“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Ne po e shqyrtojmë atë”, thuhej në një deklaratë nga llogaria e kompanisë në Twitter

Disa orë pasi filloi, Instagram zbuloi se ishte rregulluar dhe kërkoi falje për çdo problem të përjetuar nga përdoruesit. E njëjta falje u citua nga shefi i Instagramit, Adam Mosseri, i cili shkroi "kërkojmë ndjesë".Përdoruesit ishin në gjendje të hynin në llogaritë e tyre si zakonisht dhe numri i ndjekësve u rikthye. Problemet erdhën pas një ndërprerjeje të madhe në aplikacionin tjetër Meta, WhatsApp, vetëm disa ditë më parë./Lapsi.al

Të këshilluara

Elon Musk kërkon rikthimin e 'Vine'

Elon Musk dëshiron të rikthejë, 'Vine'. Inxhinierët e Twitter po punojnë për një rindezje të aplikacionit, i cili mund të dalë në treg deri në fund të vitit, ra...

13:15

Elon Musk shkarkon bordin drejtues të Twitter

Elon Musk ka shpërndarë bordin e Twitter dhe e ka bërë veten “drejtorin e vetëm” të kompanisë. Veprimi u ndërmor të enjten si pjesë e blerjes së kompanisë pr...

11:42

Bie Instagram, pezullon disa llogari

Instagram ka ndaluar së funksionuari. Përdoruesit nuk mund të hynin në internet dhe në vend të kësaj panë një mesazh që tregonte se llogaria e tyre ishte pez...

15:51

Verifikimi në Twitter, së shpejti me pagesë

Përdoruesit e Twitter që  kanë arritur verifikimin e shumëpritur të llogarisë së tyre nga platforma, tani do të duhet të paguajnë nëse duan të mbajnë atë. Ve...

12:40

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI