Flash

Flet infermierja që goditi të moshuarën: Më sulmoi vetë e para

Lapsi.al 2 November 2022
Flet infermierja që goditi të moshuarën: Më sulmoi vetë

Pamjet e rrahjes së të moshuarës në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë kanë tronditur vendin. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dyshohet se e sulmuan gruan e moshuar brutalisht ndërsa Remize Kuqi filmoi pamjet.

Portali Sinjali.com raporton se Pelaj ka deklaruar para hetuesve policorë se në ato momente kishte shkuar të ndihmonte koleget të cilat po merreshin me të moshuarën. Sipas saj ajo ka qenë agresive. Dhunën që ka ushtruar ajo e ka arsyetuar duke thënë se ishte “ajo e para që më ka sulmuar”.

Pelaj ka thënë se viktima ka kaluar atë ditë kriza nervoze dhe ka shkaktuar “telashe” në hapësirat e qendrës.

“Unë kur kam filluar punën. Ajo veç ka qenë banore e shtëpisë. Nga mjeku është konstatuar se e ajo ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive. Kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin.

LEXO EDHE: Skandali në Kosovë, e moshuara e dhunuar nga infermierja është nëna e dëshmorit të UÇK

Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara kishte kryer nevojën fiziologjike. Me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha t’i ndihmoj.

Ajo më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër“, - ka deklaruar ajo.

Pelaj po ashtu ka deklaruar se forca që e ka përdorur sipas saj ka qenë nën afekt. Në një formë ajo i ka konsideruar si të drejta veprimet e saj. Me arsyetimin se duhet të jetë dominonte ndaj personave me probleme psikike.

“Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën efekt.

Por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll” - ka thënë ajo.

Në dëshminë e saj, Pelaj është shprehur e penduar thellësisht dhe keq emocionalisht për rastin që ka ndodhur. Ajo ka deklaruar po ashtu se publikimi i videos është bërë me qëllim nga qendra pasi ajo e ka lënë punën gjatë ditës së djeshme. Sipas saj, ajo s’ka qenë e përgatitur që të merret me persona që kanë probleme psikike.

E moshuara u dhunua në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Një e katërt filmonte. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. E katërta po hetohet. /Sinjali

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI