Flash

Dhuna ndaj së moshuarës në Kosovë, reagon Albin Kurti: S'ka qytetar që nuk është shokuar

Lapsi.al 2 November 2022
Dhuna ndaj së moshuarës në Kosovë, reagon Albin Kurti:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të nënës së dëshmorit të UÇK-së në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Kurti e quan atë çka ndodhi të tmerrshme, ndërsa njofton se institucionet janë angazhuar për ndjekjen e rastit.

Ai shtoi se ngjarja ën fjalë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe sipas tij dhuna ka ndodhur ndaj pjesës më të ndjeshme të shoqërisë që janë të moshuarit.

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndjenjën dhe përkujdesjen qytetare, u shpreh Kurti përmes një reagimi në Facebook.

Kujtojmë se në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, punonjësja Aurona Pelaj shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.

E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nura. Ajo është nxjerrë nga azili nga vajza e saj, Zhaneta Nura, e cila ka thënë se para 4 ose 5 ditësh kishte vërejtur shenja dhune në fytyrën e nënës.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI