Flash

Billie Eilish zyrtarizon lidhjen me Jesse Rutherford

Lapsi.al 2 November 2022
Billie Eilish zyrtarizon lidhjen me Jesse Rutherford

Billie Eilish ka zyrtarizuar lidhjen e saj me muzikantin, Jesse Rutherford.

Këngëtarja ndau disa foto nga festimet e fundjavës së Halloween-it, duke përfshirë një foto të tyre me kostumin e foshnjës dhe një të moshuari. Ajo gjithashtu përfshiu një foto të Rutherford si një klloun.“Jeta është cmenduri. Gëzuar Halloween”, ka shkruar Eilish në postim.

Çifti u kritikua së fundmi kur debutuan kostumet e tyre të Halloween. “Nuk mund të besoj se Billie Eilish dhe Xhessi Rutherford nuk u veshën për Halloween”, shkroi një fans në Twitter, duke u tallur me diferencën 10-vjeçare të çiftit. "Billie është e rritur mjaftueshëm për të ditur sa e çuditshme dhe e frikshme është kjo," shkroi një tjetër.

Dyshja fillimisht ndezën thashethemet për lidhje në mes të tetorit kur u fotografuan duke darkuar së bashku në Los Anxhelos. Mbrëmjen tjetër, ata u panë të kapur për dore në Netët Horror të Halloween të Universal Studios. Fotot e shpërndara nga fansat në atë kohë zbuluan se muzikantët e njihnin njëri-tjetrin të paktën që nga viti 2017 – kur Eilish ishte 15 vjeç dhe Rutherford ishte 26 vjeç.

Artistja ka qenë më parë në lidhje me reperin Brandon "Q" Adams dhe aktorin Matthew Tyler Vorce. Ndërsa Jesse ishte në një marrëdhënie me modelen Devon Lee Carlson për gjashtë vjet deri në ndarjen e tyre vitin e kaluar./Lapsi.al

Të këshilluara

Bie poshtë padia kundër Mariah Carey

Kompozitori i cili akuzoi Mariah Carey ,për të drejtën e autorit ka hequr dorë nga padia e tij. Vince Vance, pretendoi se "All I Want for Christmas is You" u...

09:57

Nisin ndryshimet e para në Twitter

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka thënë se procesi i fitimit të një shenjës blu në llogaritë e verifikuara do të rishikohet dhe thuhet mund të bëhet e de...

17:18

Qëllohet për vdekje anëtari i grupit Migos

Takeoff, anëtari i grupit rap “Migos”, u qëllua për vdekje në Houston. Reperi 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, ishte në Teksas...

16:20

Ndahet nga jeta reperi Takeoff

Anëtari i Migos, Takeoff  është ndarë nga jeta në  moshën 28-vjeçare. Reperi u qëllua në një rrugicë bowling në Teksas herët të martën sipas TMZ. Në orën 2:4...

14:20

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI