Flash

BB: Emigracioni i të rinjve, shqetësim për fuqinë punëtore

Lapsi.al 2 November 2022
BB: Emigracioni i të rinjve, shqetësim për fuqinë

Një valë e re emigracioni të të rinjve shqiptarë është një nga shkaqet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore. Kështu vuri në dukje Banka Botërore në raportin e fundit për zhvillimet rajonale.

Banka analizoi se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të bizneseve në rajon.

Megjithëse rritja potenciale në Ballkanin Perëndimor pritet të forcohet gjatë viteve 2022–2030, ajo do të jetë nën presionin e zhvillimeve të brendshme rajonale.

Banka vlerëson se tendencat e pafavorshme demografike do të ndikojnë negativisht perspektivat e rritjes në Ballkanin Perëndimor.

Plogështia në përmirësimin e cilësisë institucionale, perceptimi i dobët mbi efektivitetin e qeverisë dhe kontrollin e korrupsionit, mungesa e mundësive për punë cilësore, rritja e informalitetit, rritja pabarazisë kanë përkeqësuar çështjet strukturore afatgjata. Si p.sh. pakësimi i ofertës së punës nga plakja dhe emigrimi, analizon Banka Botërore.

Kufizimet mbi tregun e punës nuk krijojnë klimë të favorshme për investimet e huaja. Si dhe për zhvillimin e sektorit privat dhe produktivitetin e firmave.

Në një analizë të mëparshme për potencialet e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, Banka vuri në dukje se, treguesit e produktivitetit të punës në Shqipëri kanë ngecur që nga viti 2009. Dhe janë shumë nën mesataret, si për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) ashtu edhe shtatë vendet e vogla të tranzicionit nga ekonomitë e Europës.

Lexo më tej: Shqipëria po plaket me shpejtësi nga emigrimi/ BB: Shkak, pagat e ulëta dhe papunësia e të rinjve

Dëshira e shprehur për të emigruar tani arrin kulmin midis grup-moshës 27-30 vjeç në Shqipëri. Duke sugjeruar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike të Shqipërisë.

Ndërkohë, flukset hyrëse të konsiderueshme të remitancave po dekurajojnë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore.

Të dhënat mbi azilkërkuesit në BE dhe Britaninë e Madhe tregojnë diçka. Se tendencat e largimit nga Shqipëria janë rritur dy vitet e fundit pas pandemisë.

Trendi është përshpejtuar këtë vit. Ky, pas vënies në funksion të një kanali të ri emigrimi nga Franca ne Britani të Madhe me gomone. Mbi 15 mijë azilkërkues shqiptare u regjistruan në 6-mujorin e parë në BE dhe Britani.

Një anketë e INSTAT në vitin 2019 ka zbuluar se nga viti 2011 deri në vitin 2019 kanë emigruar nga vendi 360 mijë persona. Gjithashtu nga të dhënat e Eurostat, nga viti 2008 deri në 2021-n rreth 750 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian. /B.H.

https://www.monitor.al/bb-vala-e-re-e-emigracionit-e-te-rinjve-shqetesim-per-fuqine-punetore/

Të këshilluara

Një shpërthim tritoli trondit Lushnjën

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë private në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë. Mediat raportojnë se banesa është në pronësi të shtetasit Arbe...

22:43

Berisha: Mes Ramës dhe Veliajt ka probleme!

Sali Berisha thotë se marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt nuk është e mirë dhe se mes tyre ka probleme. Kryetari i PD, deklaroi se gara e PD për Tiranën, bashkinë...

21:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI