Flash

Aksident me vdekje në Fier, shoferi largohet nga vendngjarja

Lapsi.al 2 November 2022
Aksident me vdekje në Fier, shoferi largohet nga vendngjarja

Një makinë ka përplasur për vdekje një person në fshatin Ferras, në rrugën dytësore Levan-Vlorë.

Viktima është gjetur i pajetë në cep të rrugës nga banorët e zonës.

Autori pasi e ka përplasur është larguar menjëherë nga vendngjarja. Mësohet se personi ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Viktima është një i moshuar 70 vjeç.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Kthesa e motit, nis ulja e temperaturave

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë veriore. Moti parashikohet i kth...

16:41

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI