Flash

3 orë mbledhje/ Alibeaj: Në zgjedhje me kandidatët tanë

Lapsi.al 2 November 2022
3 orë mbledhje/ Alibeaj: Në zgjedhje me kandidatët tanë

Pas 3 orësh diskutime me Kryesinë, ku të pranishëm ishin përkrahës të tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj doli në një prononcim për mediat.

“Mbledhja sot, 3 orë dhe nuk mjaftonin. Kishte kohë që nuk ishte mbledhur kryesia. Ishte mbledhje informuese për qëndrimin e grupit parlamentar. Kryesia mbështeti unanimisht qëndrimet e Grupit Parlamentar gjatë kësaj kohe. Kryesia e mbështeti dhe tashmë do vijohet me organizmin e zgjedhjeve. Të premten një do të ketë një tjetër mbledhje kryesie, për ecjen para në zgjedhjet lokale.

Kam qenë i pari që kam mbështetur atë që bënë burrat e mençur të Mirditës. Qëndrimi i grupit i mbështetur nga Kryesia mori frymëzimin nga qëndrimi i përfaqësuesve në Mirditë.

Kemi qenë e jemi për një kandidat fitues, të demokratëve të bazës. Duhet të shkojmë në zgjedhjet lokale për të fituar. Nuk duhet lejuar të ndikohen nga ndasia lart. Grupi, Kryesia dhe Kolegji i kryetarëve, zgjidhje të tilla të mençura” – tha Alibeaj

“Në zgjedhjet lokale do të shkojmë për të fituar, nuk do të lejojmë që demokratët të turbullohen nga ndarja. Ajo që unë them është gjëja më e mirë. Ne kemi mbajtur një qëndrim të thjeshtë në mënyrë që të mos përsëritet ajo që ndodhi. Kemi gjithmonë të artikuluar për të dalë me një kandidat fitues.

E përsëris, fitues. Për të qenë fitues, ne duhet të gjejmë kandidatë që të jenë shëmbëlltyrë e publikut edhe atyre që nuk votuan më 6 mars. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme. Zoti Bardhi e bëri dhe publik qëndrimin, 50% e pikëve nga Primaret, 50 nga sondazhet, me një këshill unanimi.

Ky ishte propozimi ynë, një mekanizëm që i kënaq të gjithë. Nëse synimi do të ishte fitorja do të kishim rënë dakord, por nëse është synimi, hajde ti më njih mua, kjo nuk shkon. Ne duhet tu shërbejmë demokratëve, tu japim atyre komoditetin të zgjedhin një kandidat. Kjo është një arsye e madhe për të kaluar çdo lloj ndasie. Ky është qëndrimi më i mirë i mundshëm” – tha Alibeaj.  ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Dështojnë negociatat, opozita e përçarë drejt 14 Majit

Alibeaj apo Berisha/ KQZ sqaron cilat parti mund të hyjnë në zgjedhje

Reagon Berisha: Nuk i preket flamuri PD-së, opozita nuk mund të pengohet

Dy deputetë të rinj i bashkohen për herë të parë Berishës (FOTO)

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI