Flash

“The Sun”: Kemi parë e-mailet sekrete se Putin ka kancer dhe Parkinson

Lapsi.al 1 November 2022
“The Sun”: Kemi parë e-mailet sekrete se Putin ka kancer dhe

Gazeta britanike “The Sun” raporton se tashmë janë konfirmuar problemet me shëndetin e Presidentit rus Valdimir Putin. Ajo citon disa dokumente të zbuluara së fundmi. Sipas tyre, kreu i Krmlinit ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme dhe kancerin e pankreasit. Shëndeti i tiranit rus 70-vjeçar ka qenë prej kohësh burim spekulimesh.

Inteligjenca perëndimore madje sugjeron se ai ka probleme serioze. Thashethemet për shëndetin e presidentit rus kanë qarkulluar prej vitesh. Ai besohet se ndiqet nga një ekip mjekësh që monitorojnë me kujdes shëndetin e tij. Ish-kreu i MI6, Sir Richard Dearlove tha se lideri rus do të dërgohet në një sanatorium dhe ai do të largohet ngapushteti përpara 2023.

Putin u fotografua së fundmi me shenja të shkatuara nga trajtimet në anën e pasme të dorës së tij. Dhe në emailet që The Sun Online thotë se i ka parë dhe që kanë rrjedhur nga një burim i inteligjencës ruse pranë Kremlinit dukej se konfirmohet se Putin është diagnostikuar me Parkinson në fazën e hershme dhe kancer pankreatik.

LEXO EDHE: A është Putin i sëmurë?/ CIA jep versionin e fundit

"Unë mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon" - pohoi burimi i brendshëm i shërbimeve ruse të sigurisë në email.

Putin was seen 'in pain' and gripping a table during a televised meeting

“Ky fakt do të mohohet në çdo mënyrë dhe do të fshihet. Putin është trajtuar rregullisht me të gjitha llojet e steroideve të rënda dhe injeksione novatore. Kjo kundër dhimbjeve për të ndaluar përhapjen e kancerit të pankreasit me të cilin u diagnostikua kohët e fundit. Kjo jo vetëm që shkakton shumë dhimbje, por Putin ka një fryrje të fytyrës dhe efekte të tjera anësore - duke përfshirë edhe humbje të kujtesës.

Ashen-faced Vladimir Putin is said to be unwell with Parkinson's disease

Në rrethin e tij të ngushtë, ka zëra se përveç kancerit të pankreasit, i cili gradualisht po përhapet, Putin ka edhe kancer të prostatës” – thuhet në këtë email. Zyrtarët e Kremlinit gjithmonë kanë mohuar sëmundjet për udhëheqësin e tyre. Putin ka kohë që krenohet me imazhin e tij prej "të forti". Ndryshimi i tij dramatik gjatë viteve të fundit ka nxitur spekulime se ai mund të vuante nga një sëmundje e rëndë fizike.

LEXO EDHE: Analiza në BBC/ Ç’ka ndërmend të bëjë Vladimir Putin

Daljet e tij publike gjatë luftës në Ukrainë e kanë treguar atë të marrë frymë me vështirësi, ngatërrohet me fjalët e tij ose lodhet shpejt. Në fillim të këtij muaji, Putini dukej se kishte dhimbje gjatë një parade në Sheshin e Kuq të Moskës ku po festohej shkelja e ligjit ndërkombëtar për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës.

Autokrati kishte një vështrim maniak dhe një fytyrë të skuqur. Analisti politik Valery Solovey pohon se Putini vuan nga një sërë sëmundjesh serioze. Solovey tha se shëndeti i tij "po përkeqësohet... në mënyrë dramatike". Ai sugjeroi se kushtet mjekësore të tiranit kanë ndikuar në gjykimin e tij për luftën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagoset me thikë 40-vjeçari në Tiranë

Adrian Ismailaj, 40 vjeç është personi që ka mbetur i plagosur me thikë këtë pasdite. Mësohet se 40-vjeçari ndodhet në apitalin e Traumës, jashtë rrezikut për j...

20:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI