Flash

Të gjithë jashtë vendit, “fluturojnë” çmimet e biletave të avionit për 26-29 nëntor

Lapsi.al 1 November 2022
Të gjithë jashtë vendit, “fluturojnë”

Ndonëse 28-29 nëntori janë festat kombëtare të ngritjes së flamurit e pavarësisë dhe çlirimit të vendit, shumë shqiptarë pritet që ta kalojnë atë jashtë vendit, ashtu siç ka ndodhur në fakt vitet e fundit (me përjashtim të periudhës së pandemisë).

Fluksi i lartë i personave që planifkojnë të udhëtojnë jashtë për festa ka bërë që çmimet e biletave të avionëve të shtrenjtohen ndjeshëm për periudhën 26-29 nëntor, të ndikuara dhe nga fakti që datat përkojnë me fundjavën dhe dy ditët e para të javës.

Çmimet e biletave

Prej mëse dy vitesh çmimet e biletave të avionëve për të fluturuar brenda Europës kanë rënë ndjeshëm, si rrjedhojë e shtimit të konkurrencës pas hyrjes së operatorit loë cost hungarez, Wizz Air. Në periudha të caktuara mund të gjendet dhe bileta prej 20 euro për një drejtim, kryesisht drejt Italisë, si Milano, ku ka disa fluturime në ditë, apo në Bari e Romë.

Por, për fundin e nëntorit as që bëhet fjalë për biletat të lira. Çmimet kanë kërcyer ndjeshëm, duke u shumëfishuar.

Destinacionet

Për në Milano, për vajtje në datën 26 nëntor, biletat me Wizz Air variojnë në 70-90 euro. Kthimi në datën 29 nëntor shkon në 50-90 euro. Bileta më e lirë vajtje-ardhje është 130 euro. Vetëm pak ditë më pas, në 1 dhjetor, çmimet zbresin në 20 euro për vajtje dhe 40 euro për kthim. Me Air Albania, bileta më e lirë në vajtje është 130 euro në 26 nëntor dhe kthimi në 29 nëntor me 124 euro.

Roma është akoma më e shtrenjtë. Vajtja me Wizz Air kushton 190 euro në datën 26 nëntor dhe kthimi 80 euro. Në 1 dhjetor, biletën për të vajtur në Romë mund ta blesh me 40 euro dhe kthimin me 50-60 euro.

Për në Vjenë, me Wizz Air, në datën 25, bileta për vajtje është 260 euro. Kthimi në 28 nëntor është 80 euro. Me Austrian Airlines, në 26 nëntor, bileta më e lirë për vajtje është 223 euro, ndërsa kthimi në 29 nëntor më i liri është 168 euro.

Barcelona kushton 70 euro vajtje në 27 nëntor dhe 145 euro kthimi në 30 nëntor. Në gjysmën e parë të dhjetorit Barcelona është e arritshme me 100 euro vajtje-ardhje.

Më e  shtrenjtë është dhe Gjermania. Për aty biletat që kushtojnë mesatarisht 150-200 euro (vajtje-ardhje) gjatë festave të nëntorit. Ato janë rreth 100 euro që janë në periudha të zakonshme. Nëse doni që të kaloni festat kombëtare në Paris, jeni shumë vonë. Bileta më e lirë për vajtje në 26 nëntor është 120 euro. Ndërsa në kthim shkon në 283 euro, me një total prej rreth 400 eurosh. Një javë më pas, në Paris mund të udhëtosh me 100 euro (vajtje-ardhje).

Biletat pas nëntorit

Në gjysmën e parë të dhjetorit biletat janë të lira. Ato fillojnë e shtrenjtohen sërish në ditët e fundit të dhjetorit e fillimit të janarit, që përkojnë me Krishtlindjet e festat e fundit. Për momentin sërish ata janë shumë më të lira sesa për festat e Nëntorit duke filluar me 50-60 euro vajtje dhe 50-60 euro kthimi. Sa më vonë që të prihet bileta, aq më shumë fillojnë të rriten çmimet. Periudha tjetër kur biletat janë të shtrenjta është gushti./ Monitor

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI