Flash

Rusia sulmon me raketa në Mykolaiv, raportohet për një viktimë

Lapsi.al 1 November 2022
Rusia sulmon me raketa në Mykolaiv, raportohet për një

Rusia ka sulmuar me raketa gjatë natës në Mykolaiv, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainasë.

Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës ka konfirmuar se të paktën një person është vrarë nga një sulm rus në Mykolaiv gjatë natës.

“Më 1 nëntor, në orën 00:02, armiku nisi një sulm me raketa në Mykolaiv. Për pasojë dy zjarre kanë shpërthyer në lagjen Qendrore të qytetit dhe janë shkatërruar objekte banimi private. Zjarrfikësit eliminuan zjarrin në një magazinë me sipërfaqe 50 metra katrorë.

Gjithashtu, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në katin e parë të një pallati banimi pesë katësh me sipërfaqe 50 metra katrorë. Ekipet e shpëtimit nxorrën trupin e një gruaje të vdekur nga nën rrënojat e një prej ndërtesave të banimit njëkatëshe të shkatërruara”, bën me dije ata.

Të këshilluara

Zgjidhet presidenti i ri i Brazilit

Brazili ka zgjedhur të dielën presidentin e tij të ri. Luiz Inácio Lula da Silva mundi presidentin aktual Bolsonaro në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke ...

12:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI